Escobar bisedoi me përfaqësuesit e Listës Serbe për situatën në Kosovë 

Uashington, 28 korrik 2023 – Partia më e madhe sbe në Kosovë, Lista Serbe, ka njoftuar se Nënkryetari Igor Simiq dhe anëtari i kryesisë, Slavko Simiq, janë takuar të enjten në Uashington me emisarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në njoftim thuhet se dy zyrtarët e Listës Serbe kanë shprehur qëndrimin e komunitetit serb lidhurme situatën dhe zhvillimet në Kosovë dhe janë angazhuar për kijmin e Asociaciionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe, nënkryetari Igor Simiq dhe anëtari I Kryesisë, SllavkoSimiq, kanë pasur sot në Depratamentin e Shtetit një takim me zëvendës-ndihmëssekretarin dhe përfaqësuesin special përBallkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në takim u përcoll qëndrimi i komunitetit serb për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe Metohi, nevoja e respektimit të marrëveshjeve të nënshkruara duke përfshirë marrëveshjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe si dhe udhërrëfyesit për deeskalim të situatës në veri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

(r.m.)