Beograd, 26 guusht 2022 – “Mendoj se duhet ta harrojmë narrativën ‘Kosova është Serbi’ dhe ta zëvendësojmë me narrativën ‘Kosova dhe Serbia janë në të vërtetë Evropë’”, deklaroi të premten i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për N1.
Escobar tha se Serbia dhe Kosova kanë një të ardhme të përbashkët, “larg problemeve të viteve nëntëdhjetë” dhe po i afrohen shekullit të 21-të, në të cilin Ballkani Perëndimor do të bëhet “gjenerator i rritjes për gjithë kontinentin evropian”.
Ai tha se gjatë vizitës së tij në Beograd, në Prishtinë dhe në Mitrovicë ka parë vendosmërinë për të gjetur zgjidhje për dalje nga kriza dhe se beson se të dyja palët do të gjejnë një zgjidhje që do të mundësojë një jetë të qetë në Kosovë.
Escobar theksoi se SHBA-të do të insistojnë në zbatimin e zgjidhjeve që do të ofrojë Dialogu dhe se do t’i mbështesë financiarisht dhe politikisht të dy palët për zbatimin e marrëveshjes midis tyre.
“Gjithnjë derisa kemi një zgjidhje paqësore, të zbatueshme dhe të realizueshme, që nuk e ndërlikon jetën e njerëzve në Kosovë, veçanërisht atyre në veri të Kosovës, mendoj se nuk do të kemi problem”, theksoi ai.
Escobar tha se palën kosovare e ka inkuarjuar që të jetë “më fleksibile dhe konstruktive”, por ka shtuar se Kosova “i ka shqetësimet e veta”, të cilat, siçu shpreh “SHBA-të i kanë marrë parasysh”.
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor foli edhe për targat e automjeteve dhe dokumentet personale të shtetasve të Serbisë, për të cilat po diskutohet aktualisht. Ai tha se këto çështje janë “një problem i vogël” brenda platformës gjithëpërfshirëse të negociatave.
Escobar tha se deri më tash SHBA-të nuk kanë qenë pjesëmarrës direkt në negociatat mes Kosovës e Serbisë, porr shtoi se angazhimi i SHBA-ve ndoshta do të jetë i nevojshëm pas përfundimit të dialogut, në mënyrë që të “midis Serbisë dhe Kosovës të vendosen paqja përfundimtare”, e cila “do të hapte perspektivën evropiane të të dy vendeve”.
Eskobar u pyet edhe lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ai tha se në marrëveshje nuk ka afate të caktuara kohore për formimin e Asociacionit, pork jo çështja duhet të jetë temë e radhës në agjendën e dialogut.
Escobar tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, në një bisedë me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe me Kyeministren Albin Kurti, ka theksuar se është ky obligim duhet të përmbushet nga pala kosovare.
Duke folur për situatën aktuale në veri të Kosovës, Escobar tha se shpreson se situata nuk do të eskalojë, por theksoi se pavarësisht kësaj SHBA-të po punojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë.
I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, duke u përgjigjur në një pyetje lidhur me praninë e forcave speciale të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, tha se “forcat policore duhet të jenë atje dhe të kujdesen për paqen dhe sigurinë e qytetarëve”.
Në këtë kontekst, ai theksoi se SHBA-të e inkurajojnë forcimin e besimit mes qytetarëve dhe policisë jo vetëm në veri, por në mbarë Kosovën.
Escobar theksoi gjithashtu se SHBA-të mbështesin ngritjen profesiobale të të gjitha forcave policore në rajon.
“Ne kemi bashkëpunim shumë të ngushtë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ne e mbështesim KFOR-in, EULEX-in, programet e trajnimit të policëve dhe gjykatësve. Bashkimi Evropian jep mbështetje gjithashtu. Ne përpiqemi që të gjitha forcat policore në rajon të jenë më profesionale’, tha ndër të tjera
(r.m.)