Prishtinë, 5 qershor 2023 – I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, sot dhe nesër, do ta diskutojnë me autoritetet e Serbisë dhe të Kosovës për shtendosjen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe për vazhdimin e dialgut për norrmalzim të marrrëdhënieve midis dy shteeteve.
Dy emisarët do të qëndrojnë të hënën në Beograd, ku do të takojnë Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sot në mbrëmje ata do të arrrijnë në Prishtinë, ku do të takohen me kryemiinistrin Albin Kurti, kurse nesër në mëngjes do të takohen me Presidenten Vjosa Osmani.
Sipas medies në Kosovë, Escobar e Lajçak nesër do të bëjnë një vzitë edhe në pjesën veriore të Kosovës, ku vazhdojnë protestat e grupve të serbëve që kundërshtojnë kryetarët e rinj të katër komunave veriore, të zgjedhur në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.
TShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian i kërkuan Kosovës që t’i tërheqë njësitë speciale të policisë nga ndërtesat komunale në veri, që kryetarët e rinj të ushtrojnë funksionin e tyre në zyra alternative dhe që në katër komunat veriore të organiizohn sa më shpejt zgjedhje të reja.
Ndërkaq Serbisë i kërkuan të ulë nivelin e gatishmërisë së ushtrisë, të tërheqë forcat ushtarake të vendosura në zonën afër kufirit me Kosovën, të ndikojë për shmanien e akteve të dhunshme të protestuesve serbë në veri të Kosovës dhe të sigurojë pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet e reja në veri.
SHBA-ja dhe BE-ja paralajmëran se Kosova dhe Serbia do të kenë pasoja, në qoftë se nuk do të përmbushin këto kërkesa.
Megjithkëtë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shtrojnë kushte për përmbushjen e këtyre kërkesave. Kurti ka thënë se kusht për tërheqjen e policisë speciale dhe për fillimin e procedurës për zgjedhje të reja është tërheqja nga Kosova e “grupeve kriminale” që po ushtrojnë dhunë ndaj ppolicisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve. Ndërkaq, Vuçiqi ka kërkuar tërheqjen e Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e dominuar nga komuniteti serb, lirimin e ndërtesave komunale të cilat I quan “prona të Serbisë” dhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumiceë serbe në Kosovë.
(r.m.)