Escobar: Mbështesim Ballkanin e Hapur si nismë ekonomike

Ohër, 8 qershor 2022 – I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e mbështesin nismën “Ballkani i Hapur”, duke nënvizuar se çdo nismë duhet të përfshijë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë.

Duke ju me një video mesazh takimit të kësaj nisme që po mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, zoti Escobra tha se Shtetet e Bashkuara e shohin rajonin nga prizmi i shekullit të 21-të e jo nga problemet e shekullit të 20-të.

“Ky nuk është projekt politik, por është një projekt shumë i rëndësishëm ekonomik. Dhe me rëndësi është që të mbetet projekt ekonomik në mënyrë që të përqendrohet në krijimin e mundësive për njerëzit e rajonit dhe të keni përkrahje më të madhe”, tha mes tjerash zoti Escobar, transmeton Zëri i Amerikës.

Takimit të udhëheqësve të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut që janë edhe themeluesit e nismës, u janë bashkuar në cilësinë e vëzhguesve, kryeministri i Malit të Zi dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës.

Kosova ka refuzuar ftesën për t’iu bashkuara nismës.

Nisma, sipas organizatorëve të saj, synon vendosjen e lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve në rajon.

(r.m.)