Podgoricë, 11 nëntor 2021 – Zëvendës-sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escobar, shprehu te enjten shqetësimin për procesin e regjistrimit te ardhshëm të popullsisë në Mal të Zi. Ai tha se ky proces mund të nxisë polarizime dhe tensione në këtë shtet të vogël me rreth 620 mijë banorë.
Zoti Escobar, që është edhe i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara tëAmerikës për Ballkanin Perëndimor, i bëri këto komente gjatë takimeve me zyrtarë të lartë, në Podgoricë.
Pas takimit të zotit Escobar me kryetarin e parlamentit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, Ambasada amerikane në Podgoricë ka shkruar në Twitter, se z. Escobar i ka inkurajuar autoritetet malazeze për reforma në sistemin prokurorial dhe të kornizës ligjore për zgjedhjet.
“Deputetët e parlamentit të Malit të Zi duhet të punojnë së bashku kundër korrupsionit dhe të promovojnë interesin publik”, citohet z. Escobar nga ambasada amerikane.
DAS Escobar spoke w/@BecicAleksa to urge progress on prosecutorial and electoral reform. He also expressed 🇺🇸 concerns over census questions which could inflame nationalist tensions. MPs @SkupstinaCG must work together to fight corruption & advance the public interest. pic.twitter.com/dre8zKSsFU
— US Embassy Podgorica (@USEmbassyMNE) November 11, 2021
Z. Escobar, gjatëtakimit që ka zhvilluar më herët gjatë ditës me kryeministrin malazez, Zdravko Krivokapiq, ka thënë se Mali i Zi duhet të jetë i përqendruar në reformat e nevojshme për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë të gjithë atyre që mbështesin një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe qytetar”, citohet Escobar në pstimin e ambasadës amerikane në Podgoricë në rrjetin social Twitter.
In their meeting, DAS Escobar urged @profKrivokapic to ensure his government remains focused on reforms to accelerate 🇲🇪’s #EU accession, while encouraging deeper regional economic integration. The 🇺🇸 stands with all those who support a sovereign, inclusive, and civic Montenegro. pic.twitter.com/6ksp9hIVwD
— US Embassy Podgorica (@USEmbassyMNE) November 11, 2021
Z. Krivokapiq u tha gazetarëve se në takim me z. Escobar është diskutuar për luftën kundër korrupsionit, bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.
“Mali i Zi dhe Shtetet e Bashkuara mbeten aleatë të përhershëm të NATO-s, në luftën për vlerat dhe idealet më të mëdha demokratike”, theksoi Krivokapiq.
Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Por, fitorja e forcave proserbe dhe proruse në zgjedhjet e vitit 202 i ka shtuar shqetësimet për orientimin e këtij vendi të vogël që është pavarësuar nga Serbia në vitin 2006.
Zoti Escobar e ka shpallur prioritet mbështetjen e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
(r.m.)