Beograd, 13 shkurt 2024 – I dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se veprimet e njëanshme të Kosovës janë të papranueshme për SHBA-në dhe ato, sit ë tilla, “do të kenë pasoja”.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në zgjidhjen e problemit, por Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në dialog dhe të respektojnë marrëveshjet ekzistuese”, ka thënë Escobar për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug.
Sipas tij, shumë nga këto çështje mund të zgjidhen me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
I pyetur nëse adresa për ndihmë për serbët e Kosovës është në Bruksel apo në Uashington, Escobar ka thënë se SHBA-ja e mbështetë plotësisht dialogun nën udhëheqjen e BE-së dhe se Uashingtoni po i mbështet përpjekjet për vazhdimin e tij. Ai ka theksuar se dialogu është “i vetmi kanal” për zgjidhjen e çështjeve të hapura mes dy palëve.
Escobar ka theksuar se SHBA-ja angazhohet për anëtarësimin e Kosovës dhe të Serbisë në Bashkimin Evropian.
“Përkrahja jonë teknike, mbështetja jonë ekonomike dhe ndikimi ynë politik qëndron pas kësaj, sepse në fund të fundit, aspirata jonë më e madhe është që Kosova dhe Serbia të anëtarësohen në Bashkimin Evropian”, është shprehur Escobar.
(r.m.)