Prishtinë, 24 nëntor 2023 – Gjashtë këshilltarë policorë i janë shtuar misionit të EULEX-it në Kosovë nga dita e enjte. Ata janë veendosur në katër komunat veriore të Kosovës për të përforcuar kapacitetin këshillues e monitories të këtij misioni dhe për të mbështetur punë n e institucioneve të sundimit të ligjit në këtë pjesë të Kosovës.
“Më 23 nëntor, një Ekip i Specializuar (ES) prej gjashtë Këshilltarësh Policorë u dislokua në Kosovë për të përforcuar kapacitetin këshillues dhe monitorues të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me mandatin e EULEX-it për t’i mbështetur institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe praktikat më të mira evropiane”, thuhet në njoftimin e EULEX-it.
“Dislokimi i Ekipeve të Specializuara me ekspertizë dhe kapacitete të ndryshme, është një instrument i ofruar nga Kompakti i Politikës Civile të Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje (CSDP) i miratuar në maj 2023 për të dislokuar shpejt ekspertë në Misionet Civile të CSDP-së për t’iu përgjigjur me shpejtësi nevojave operacionale dhe zhvillimeve të sigurisë në terren”, thuhet në njoftim.
Pjesëtarët e Ekipit Special të EULEX-it janë të dërguar tre nga Holanda dhe tre nga Suedia. Ata do të punojnë në komunat veriore të Ksovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe me Këshilltarët e Lartë Policorë të EULEX-it, të cilët e këshillojnë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Veriut dhe katër stacionet policore nën komandën e saj.
Ky ekip i special do të që ndrojë në veri dy muaj, por mund të qëndrojë atje, siç ka thënë EULEX-i, “derisa misioni ta ketë krijuar një kapacitet afatgjatë këshillues policor në veri të Kosovës”.
(r.m.)