Prishtinë, 20 dhjetor 2022 – Misioni i Bashkimit Evropian për rendin e ligjin nëkosovë, EULEX, ka thënë se situate e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës është shqetësuese.
EULEX ka thënë se pjesëtarët e njësisë policore që po patrullojnë në terren në pjesën veriore të Kosovës, në koordinim me KFOR-in, kanë parë grupe dhe persona të maskuar e të armatosur në këtë pjesë të Kosovës.
“Gjatë patrullimeve tona në terren, jemi dëshmitarë të një pranie shqetësuese të të armatosurve, shpesh të individëve dhe grupeve të maskuara, në veri të Kosovës. Kjo është e papranueshme”, ka thënë EULEX për Kosovapress.
EULEX ka theksuar se të dy palët duhet të përmbahen nga veprimet që mund të provokojë akte dhune.
“Kjo, para së gjithash, është në të mirën e popullatës lokale, mbrojtja dhe siguria e së cilës janë vënë në rrezik në situatën aktuale”, ka theksuar EULEX-i.
Misioni i BE-së e ka cilësuar shqetësues edhe shkallën e kriminalitetit në pjesën veriore të Kosovës.
(r.m.)