Euro 2024: Shqipëria bën befasinë, barazon me Kroacinë

Hamburg, 19 qershor 2024 – Shqipëria bëri befasinë në Grupin B të Kampionatit Evropian të futbollit në Gjermani. Të mërkurën, në Hamburg, ekipi përfaqësues i Shqipërisë luajti baras, 2 me 2, me ekipiin përfaqësues të Kroacisë, i cili është kionsideruar favorit absolut nga njohësit e sportit të futbollit.

Kroacia dominoi në fushë shumicën e kohës dhe krijoi më shumë raste shënimi, por edhe Shqipëria i pati disa raste të shkëlqyeshme për të shënuar.

Madje, Shqipëria ishte në avantazh deri në minutën e 74-të. Qazim Laçi e kaloi Shqipërinë në epërsi, kur shënoi me kokë nga afërsia, pas një pasimi të shkëqyeshëm nga Jasir Asani.

Por, ekipi shqiptar nuk e përballoi presionin e ekipit kroat deri në minutën 74, kur Andrej Kramariq e barazoi rezultatin, pas një kombinimi brenda zonës së portierit.

Kroatët dolën në epërsi, 2 me 1, vetëm dy minuta më vonë. Klaus Gjasula shënoi aksidentalisht në portën e vet, pas një topi të devijuar nga portieri Strakosha.

Por, Gjasula u shpagua për pakujdesinë e tij. Ai e barazoi rezultatin, 2 me 2, në minutën e 95-të, pas një topi të kthyer nga mbrojtësit kroatë që ishin nën presionin e dy sulmuesve shqiptarë.

Me këtë barazim Shqipëria renditet e treta në Grupin B, i cili konsiderohet grupi më i vështirë në Euro 2024.  Shqipëria e ka një pikë, sa ka edhe Kroacia, por ka raport më të mirë mes golave të shënuar dhe golave të pranuar.

Në ndeshjen e tretë, e cila do të jetë vendimtare, Shqipëria luan me lideren e grupit, Spanjën, ndërsa Kroacia luan me të dytën e grupit, Italinë. Kombëtaret e këtyre dy vendeve mesdhetare i kanë nga tri pikë. Në ndeshjet e parë, Spa një e mundi Kroacinë 3 me 0, ndërsa Italia e mundi Shqipërinë 2 me 1.

Shqipërisë i duhet ta mundë Spanjën për të kaluar në fazën e eleminimit direkt të kampionatit, gjë që konsiderohet mision shumë i vështirë. Por, një shprehje e botës së futbollit thotë: “Topi është i rrumbullakët”.

Pra asgjë nuk është e pamundur.

(r.m.)