Eurodeputeti Fredi Beleri rikthehet në burg, pas lirisë pesëditore

Tiranë, 20 korrik 2024 – Deputeti i Parlamentit Evropian Fredi Beleri është rikthyer në burgun e Fierit, ku do të vuajë dënimin për blerje votash në prag të zgjedhjeve të fundit për kryetar të Bashkisë së Himarës.

Drejtoria e Burgjeve i dha Belerit liri pesëditëshe për të marrë pjesë në seancën konstituive të Parlamentit të Evropës në Srtrasburg, si deputet i partisë greke Nea Demokracia të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.

Para se të hynte në ambioentet e burgit, Beleri ka deklaruar se është kthyer në Shqipëri, pasi kjo është shtëpia e tij dhe nuk e përdori imunitetin e eurodeputetit.

“Siç ju kisha thënë, u ktheva sot në burg dhe nuk përdora imunitetin e eurodeputetit. U ktheva sepse këtu, në Shqipëri, është shtëpia ime dhe këtu dua të jetoj. Jam i bindur për drejtësinë time, në mos në gjykatat shqiptare, në gjykatat europiane”, ka thënë Beleri.

Belerika arritur të shtunën Shqipëri, përmes Aeroportit të Rinasit. Ai është shoqëruar nga kandidati i opozitës së bashkuar për kryetar të Bashkisë së Himarës që do të mbahen në 4 gusht, Petro Gjikuria.

Beleri ka shprehur bindjen se Gjikuria do të dalë fitues në këto zgjedhje.

“Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi sot në burg kandidati për bashkinë e Himarës, zoti Petro Gjikuria, një dalë i mirëfilltë nga Himara që s’ka lidhje me mercenarët që i sjell pushteti për të komanduar Himarën. Himara në duart e Petro Gjikurisë do të jetë e sigurt. Himara do të ketë vend në Bruksel, do të ketë vend në Amerikë, do të jetë pjesë e një Shqipërie europiane dhe që këtej e tutje na presin vetëm ditë të mira”, ka thënë Beleri.

Gjikuria është shprehur i sigurtë se do të fitojë në këto zgjedhje.

“Unë jam Petro Gjikuria. Erdha nga Amerika duke iu përgjigjur thirrjes së kryeministrit për t’u kthyer emigrantët. Himara e ka një eurodeputet, Fredin Belerin, ndërsa unë e kam filluar fushatën. Edhe pak ditën na kanë ngelur.Unë jam i sigurt për fitoren time, sepse jam një bir himariot”, ka thënë ndër të tjera Gjikuria.

(r.m.)