Presidenti i federatës botërore, Ajan vlerëson Shqipërinë
Kampionati Europian i peshëngritës që u zhvillua në Tiranë ka qenë një sukses i vërtetë. Ky është vlerësimi i presidentit të Federatës Botërore të Peshngritjes, Tamas Ajan.
Unë erdha këtu për të ndjekur kampionatin dhe e vlerësoj shumë që vetëm në 2 muaj u organizua një aktivitet fantastik, një gjë tillë që nuk e ka bërë asnjë vend më parë. Dua të falenderoj organizatorët dhe të gjithë ata që ndihmuan për këtë kampionat. Unë shpresoj që pas Europianit të organizoni një Botëror dhe për këtë do të keni mbështetjen time të plotë.
Kampionati Europian i peshëngritjes, i pari i këtij lloji në Shqipëri, ka zhvilluar garat nga data 8 deri më 14 prill në pallatin e sportit “Asllan Rusi”. Në këtë aktivitet ku morën pjesë 35 vende Shqipëri fitoi 6 medalje, 1 ari, 1 argjendi dhe 4 bronzi.