Duke nisur nga viti 2014 dhe deri më sot për azil në një nga 27 vendet e Bashkimit Europian, kanë aplikuar 180 mijë shtetas të Shqipërisë
Knid Ndrenika
Thuajse 6 mijë e 550 shtetas të Shqipërisë janë larguar nga vendi në 7 muajt e vitit 2022 dhe kanë kërkuar azil në një shtetet e Bashkimit Europian.
EUROSTAT-i raportoi se shtetasit e Shqipërisë apilojnë për azil më së shumti në Francë dhe në Gjermani.
Sipas entit europian të statistikës, shifrat e këtyre 7 muajve të vitit 2002, janë 68 për qind më shumë se sa në 2021, por më të ulëta se sa 2019 që mbahet si rekord.
“Edhe pse aplikimet për azil janë më të ulëta se viti 2019, ku u shënua rekord, vihet re se gjatë korrikut Ukraina që është në luftë ka pothuajse të njëjtin numër aplikantësh me Shqipërinë”-raportoi televizioni “Top-Channel” duke iu referuar EUROSAT-it.
Duke nisur nga viti 2014 dhe deri më sot për azil në një nga 27 vendet e Bashkimit Europian, kanë aplikuar 180 mijë shtetas të Shqipërisë.
Por, të dhënat e EUROSAT-it tregojnë se Shqipëria është edhe përpara Bangladeshit me kërkesat për azil të shtetasve të saj në vendet e BE-së.
Sikurse shkruan ndërkaq TCH, “vetëm një pjesë e vogël e shqiptareve qe ikin, kërkojnë azil, në mase ata janë si emigrante ekonomike ose qëndrojnë ne te zezë në pritje të një dite për legalizim”.
“Të rinjtë që ikin në Gjermani për punë apo ata që ikim në Francë e Angli si azilkërkues në fakt të gjithë kanë vetëm një problem. Ata nuk shikojnë më të ardhme në Shqipëri, ku pagat janë të ulëta dhe pasiguria është e madhe.
Azilkërkimi është vetëm një mënyrë për të ikur nga ky vend dhe kjo po ndodh përditë edhe në këto moment”, – shkruan “Top-Channel”.