Prishtinë, 17 tetor 2021 – Menjëherë pas mbylljes së vetndvotimeve, në mediet e Kosovës janë publikuar disa exit-polle.
Sipas tyre, së paku në 12 komuna do të mbahet edhe një raund i dytë i zgjedhjeve, sepse asnjëri nga kandidatët e certtifikuar për kryetarë të komunave nuk ka fituar mbi 50 përqind të Zgjedhjeve.
Sipas exit-pollit të televizionit Klan Kosova, në votimin e sotëm janë zgjedhur vetëm kryetarët e 11 komunave (papërfshirë komunat me shumicë serbe): Pejës, Mitrovicës, Ferizajt, Fushë Kosovës, Obiliqit, Deçanit, Junikut, Shtimes, Skënderajt, Denasit, Hanit të Elezit.
Kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë fituar në Pejë, Fushë Kosovë e Lipjan.
Kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës kanë dalë fitues në Mitrovicë, Ferizaj, Drenas e Shtime, ndërsa kandidatët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë fituar në raundin e parë në Suharekë, Deçan e Junik.
Në tri komuna kanë fituar kandidatët e pavarur: Skenderaj (Bekim Jashari), Han i Elezit (Rufki Suma) dhe Obiliq (Xhafer Gashi).
Në balotazh do të shkojnë Prishtina (VV-LDK), Prizreni (PDK-VV), Gjilani (LDK-VV), Gjakova (AAK-VV), Podujeva (LDK-VV), Vushtrria (LDK-PDK), Vitia, Kamenica, Istogu, Rahoveci, Klina dhe Kaçaniku.
(r.m.)