Exit pollet e zgjedhjeve në Itali: Qendra e Djathtë shënon fitore bindëse

Romë, 25 shtator 2022 – Konsorciumi Opinio Italia që realizoi projeksionin e zgjedhjeve parlamentare në Itali për Rai e shpalli fitues të madh koalicionin e qendrës së djathtë, i cili ka fituar me 43.2 për qind të votave.

Ndonëse është numëruar një numër fare i vogël i votave, të gjithë liderët politikë në Itali e kanë pranuar se liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni, do të jetë kryeministrja e ardhshme e Italisë.

Sipas exit-poolleve dhe votave të numëruara deri nëmesnatë, Qendra e majtë i ka siguruar vetëm 26.5% të votave.

Sipas trendit të rezultateve paraprake, partia Vëllezërit e Italisë e Giorgia Melonit i ka siguruar 25.4%, Partia Demokratike 19.3%. Lëvizja 5 Yjet 15.9%; Lega 8.8%; Forza Italia 7.9%; Veprimi-IV[ 7.5; Avs 3.6%; + Evropa 3%; Italexit 2% dhe Unioni Popullor 1.4%

Sipas këtij trendi, Qendra e djathtë do t’i ketë prej 126 deri 144 vende në Senat, qendra e majtë prej 34 deri 46 vende, Lëvizja ‘5 yjet’ nga 21 deri 33 vende, Action – Italia Viva nga 6 deri në 12 vende.

(r.m.)