Fatmir Humolli e braktis Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 22 mars 2023 – Deputeti i Kuvendit  të Kosovës Fatmir Humolli e ka braktisur Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe është ulur ndaras nga kolegët e tij të partisë në sallë.

Humolli është ulur tek ulëse e deputetëve opozitarë, pranë grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvisjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka shkuar dhe ka biseduar me Humollin, por duket se nuk ka arritur ta bindë t’u bashkohet deputetëve të Vetëvendosjes, pasi ai ka vazhduar të qëndrojë ulur në rreshtin e deputetëve opozitarë, si i deputet pavarur.

Deputeti Humolli, kishte paralajmëruar të martën se nga dita e mërkurë do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur pas pakënaqësive të tij në Vetëvendosje dhe për shkak se subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij.

“Unë jam deklaruar publikisht që kjo Qeveri meriton dy vite të provohet se si do të punoj, si do ta zhvillojë vendin, kurse unë kam pasur pakënaqësi për shkak se kur kam hyrë në listë i kam pasur tri kërkesa për arsye të thjeshtë duke pa gjendjen faktike çfarë ka qenë Kosova”, ka thënë Humoll, për tëvë1.

Ai ka theksuar se Vetëvendosje nuk e ka kuptuar përse i ka fituar 51 për qind të votave në zgjedhjet e fundit.

Nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar edhe dy deputetë të tjerë. Doarsa Kica-Xhelili ka kaluar në grupin parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovë, kurse Haki Abazi ka mbetur deputet i pavarur.

(r.m.)