Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion në një spital privat në Tiranë

Tiranë, 29 gusht 2023 – Lideri historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se ish-kryeministri Nano, 70-vjeç, është shtruar në një spital privat në kryeqytet ku po merr trajtim mjekësor.

Sipas burimeve të News24, Nano ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacion, por detaje për gjendjen e tij shëndetësore nuk janë dhënë.

(r.m.)