Nga Merita B. McCormack
Komuniteti Shqiptar i Zonës Washington DC- Virginia- Maryland u mblodh në River Creek Country Club, në Loudoun County, VA, të Shtunën, më 25 Nëntor 2023, për të festuar 111 Vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në festë morrën pjesë me qindra bashkëkombas nga çdo trevë shqipfolëse, disa Diplomatë shqiptarë të Abasadave të Shqipërisë dhe Kosovës , familje të nderuara shqiptaro Amerikane si familja Biberaj, Brozi, Krasniqi, si dhe figura a aktivistë mjaft të mirënjohur në komunitetin tonë.
Mbremjen e hapi autorja e këtij shkrimi, ceremoninë e Hymneve Kombëtare, fjalën mikpritëse në shqip e anglisht e drejtuan dhe mbajtën dy vajza te reja , të lindura ne SHBA të cilat e njohin mirë gjuhën shqipe dhe janë krenare që janë me origjinë shqiptare. Ato janë Laura Boçi dhe Hana Kovaçi. Ato folën gjithashtu dhe për rëndësinë e historinë e Ditës së Flamurit.
Flamuj të vegjël shqiptare u vendosën në çdo tavolinë. Ato dhe një flamur i madh që u vu në dispozicion të pjesëmarrësve si sfond fotografik u siguruan nga Elsa Balla. Kaliopi Lazëri dhe Valbona Selimaj shpërndanë petale trëndafilash të kuq të freskët mbi tavolinat zbukuruar kuq e zi.
Rinoshë nga komuniteti nga familjet Balla e Boçi bënë të mundur hyrjen e personave duke i drejtuar nëpër tavolina.
Matilda Lazëri dhe Agron Shehaj u kujdesën për biletat e një llotarie për një çmim dhuruar nga TV Alb dhe bënë shortin në një moment pushimi.
Artistë të mirënjohur interpretuan muzikë të të gjitha trevave. Ata ishin DJ Hermes nga SHBA, Rovena Ibrahimi dhe Renato Jaho nga Shqiperia, si dhe shume e talentuara artistja Greta Tafa nga SHBA.
Gjatë programit disa orësh aktivitetin e përshëndeti edhe Znj. Buta Biberaj, Prokurore e Përgjithshme e Kontesë Loudoun në Virginia.
Valbona Selimaj e cila ishte një ndër inicatoret dhe organizatoret kryesore të aktivitetit , falenderoi të gjithë pjesëmarrësit, grupin orhanizator dhe në veçanti Ira Mehanin që përgatiti tortën me flamur dhe gjithë ëmbëlsirën për 275 pjesëmarrësit në festë.
Kënga e vallëzimi vazhduan deri në mesnatë. Nuk u harruan këngët labe dhe kërcimet rajonale. Pjesëmarrësit shptehën kënaqësi dhe u larguan me shpresën e ritakimit në të tilla aktivitete.
Kështu u mbledhshim dhe festofshim.
Të gjithë pjesëmarrësve e artistëve ju faleminderit! Faleminderit edhe stafit të River Creek Club.
Rroftë Flamuri e Kombi shqiptar!