Për herë të parë në historinë e këtij festivali eshtë edhe pjesëmarrja e komunitetit shqiptar në këtë bashki
Nga Beqir SINA
GARFIELD NJ : Bashkia e Qytetit Garfield, mbajti festivalin e komuniteteve “Carnival- 2021” nga data 2 – 7 Maj – duke mbledhur për herë të parë mbas një viti – në Columbus Park qindra qytetar të të gjithë komuniteteve, përfshirë edhe komunitetin shqiptar të këtij qyteti i cili erdhi nën organizmin e “Albanian Alliance of New Jersey.
Ky aktivitet tradicional ngjalli interesim të madh te gjithë qytetarët, mbasi kjo ishte hera e pare që mbas një viti të masave kundra pandemisë, qytetarët dolën në mënyrë masive të festojnë së bashku – në natyrë, në këto mbrëmje festive në Columbus Park së basku me familjet e këtij komuniteti, përfshirë komunitetin shqiptar që është një komunitet mjaft i rëndësishëm dhe i njohur në Garfield – New Jersey.
Kryetari i Bashkisë Richard Rigoglioso, i tha gazetës tone, se “ është mirë të shohësh që Garfield, më në fund duket se është duke iu kthyer “jetës” normale, për të bërë qytetin më të mirë, për të dalë nga pandemia e gjatë e vitit 2020 … Ne jemi duke u ri-sjellë veprimtari, programe dhe aktivitete për të gjithë banorët tanë …. Të cilët mbas një viti të “lodhur” dhe të vështirë me pandeminë masat kundra Covid-19, tani më edhe falë vaksinimit më në fund janë duke ecur lirshëm, duke punuar dhe vrapuar ose thjesht duke u relaksuar së bashku me familjet e tyre, kudo në Garfield.
Kryetari i bashkisë Riggs, tha se ne jemi një qytet me komunitete të ndryshme përfshirë komunitetin e dalluar shqiptar, që është pjesë edhe e kësaj veprimtarie “Carnival- 2 – 7 Maj 2021”, aktiviteti disa dekadave dhe i parë mbas një viti të pandemisë.
“Garfield – është krenar me shqiptarët! që janë njerëz puntor të bashkisë së qytetit, një komunitet i rritur çdo ditë dhe kudo i gjendur me njerez të susksesshëm në bashkinë tonë. Shqiptarët, me punën e tyre të shkëlqyeshme, kudo po japin një kontribut të madhë, që ne të bëhemi një bashki e fortë, “ tha ai duke falenderuar me ketë rast edhe Aleancën Shqiptare të New Jersey-t, me të cilën ai e quajti “Aleancën e Garfield”.
Ndërkohë, ai nuk la pa permendur edhe ndihmat aktet e mirësisë, bamirësisë – pra ato humanitare, bërë nga Alenaca për Shqiptarët, dhe veprimtari Alban Gaba, të cilët së bashku me komunitetin shqiptar, indidivd, bisnesmen, lider të komunitetit shqiptar, kthyen optimizëm mes njerëzve, pikerisht atyre që u përballen në vijën e parë gjatë vitit të kaluar(2020), me vështërsitë e 2020. Ata duke dërguar ndihmat ushqimore per familjet në nevojë, policinë, zjarrfiksat, dhe spitalet.Në ndërkohë Kryetari i Bashkisë Richard Rigoglioso, duke përfituar nga rasti u bëri thirrje edhe komuniteteve të tjera t’ju bashkoheshin shqiptarve në këtë natë të Carnival ose në festën shqiptare si e quajti ai këtë natë karnavalesh në Garfield : “Ju ftoj! të gjithë të vijnë dhe të shijojnë muzikën shqiptare, rakinë dhe ushqimet tradicionale shqiptare, në “Karnaval 2021”.
“Duke u shoqëruar me miqtë shqiptarët, sot në këtë mbremje me Aleancën Shqiptare e New Jersey, çdo njeri nga ne, është duke shijuar çdo gjë shqiptare në Karnaval. Ata janë pjesë e komunitetit tone, dhe shumë krenar që janë Shqiptar për të sjell, muzikë, argëtim e ushqim tradicional. Orkestra shqiptare e bendit “Kastriot”- në të vërtetë është një grup muzikatësh, por ata po vijnë këtu për të luajtur Muzikë Shqiptare për të treguar edhe atë larminë tone të ndryshme në qytetin Garfield. Karnaval, është një ditë e bukur, një ditë e mire që edhe shqiptarët të shijojnë ditën e tyre, një ditë shqiptare, për të festuar së bashku me Aleancën Shqiptare e New Jersey”.
Këshilltari Romi Herrera, një udhëheqës i komunitetit, i cili ka qenë i përfshirë në Qytet për shumë vite në organizatën “Garfield United”, foli me fjalët më të mira dhe konsideratën e lart për shqiptarët, duke thënë se shqiptarët janë të përqendruar në edukimin e fëmijëve dhe rritjen e të mirave materiale të familjeve të tyre, si dhe përmirësimin e jetës brenda komunitetit tonë, në Garfield NJ. “Carnival- 2021” në Columbus Park – Grafield, bëri bashkë disa komunitete, Italian, latinë e aziatik, e afrikan, me një larmi ushqimesh të shijshme, lojëra për fëmijë dhe çmime karnavalesh, muzikë live çdo natë dhe argëtim për të gjithë komunitetet në bashkinë e qytetit Grafield.
Ky aktivitet i pari mbas një viti, respektojë kufijtë e kapacitetit të caktuar për ngjarjet në natyrë për shkak të pandemisë në vazhdim. Aktiviteti masiv erdhi pas një viti ngjarjesh dhe programesh të anuluara, dhe natyrisht që ishte mirë të shohësh që edhe shqiptarët më në fund, duket se janë duke u kthyer për të bërë aktivitetet massive në natyrë, për këtë vit, duke u argëtuar me muzikën e bukur dhe të embël shqiptare. Ata këtë natë bën edhe histori se pêr herë të parë në historinë e këtij festivali festuan dhë gëzuan me Muzikë vetëm shqiptare, që për më shumë se 3 orë ua solli në këtë Karnival duke bërë të gëzuar dhjetra familje shqiptare .
Për disponim me muzik live u kujdes, grupi muzikor “ Kastrioti” në drejtimin e Tan Papa (testier) keyboard, Ylber Nuredini në klarinetë, daulle Dani Berisha, dhe këngëtar Flamur Biçaku. Alban Gaba në fund të kësaj veprimtarie që ai e quajti “eventi historik per Shqipetaret e qytetit te Garfield “ ku shqiptarët festuan muzik shqiptare live nga te gjitha trevave, drejtojë një falenderim publik.
“Falenderojme kryetarin e qytetit Richard Rigoglioso, Thomas Dutch pergjegjes i qytetit si dhe anetaret e keshillit bashkiak per kete event qe pranuan dhe Shqiptaret te tregojne vlerat e tyre ne publik, aty ku duket me qarte se si festojne e gezojne shqiptaret.” tha ai.
“Po ashtu”, tha Gaba, “shume faleminderit te gjithe shqiptareve per mbeshtetjen qe I dhuruan ketij eventi historik ne publik gazetareve e gazetave televizionve të komunitetit tonë-“Falenderimet po ashtu I shkojne edhe grupit muzikor Kastrioti.Ju faleminderit te gjithe pjesmarresve ne kete event dhe te gjithe se bashku le te bashkohemi edhe me shume per te mbrojtur traditen tone si Shqiptar sado qe jemi ne dhe te huaj. Prej 30 Nentor 2019, shqipëtarët e Amerikës, kanë edhe në Nju Xhersi, SHBA, në Parkun recreativ “20th Century Park”, në Garfield, New Jersey, Statujën e Nëna Terezes, eshte donacion nga Aleanca Shqiptare e New Jersey. Statuja Nena Tereze eshte inisiatiava e kryetarit te Aleanca Shqiptare e New Jersey në qytetin Garfield -Alban Gaba