Fevziu: Sigurimi i Shtetit e përgjoi Ibrahim Rugovën 20 vjet, në Kosovë dhe në Shqipëri

Tiranë, 13 shtator 2022 – Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, është ndjekur 20 vite nga ish-Sigurimi i Shtetit i Shqipërisë.

Ai ka thënë se Rugova ishte përgjuar për më se 20 vjet nga Sigurimi i Shtetit në Kosovë dhe në Shqipëri, ndonëse ai i kishte bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë.

Fevziu e ka publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” një video-regjistrim duke treguar disa dokumente të Arkivit të Sigurimit të Shtetit.

“Sigurimi i Shtetit përgjonte një personalitet kosovar si Ibrahim Rugova, praktikisht edhe pse Ibrahim Rugova ka bërë vetëm dy vizita në Shqipëri deri në atë kohë, në kohën kur ndiqej. Kjo është një nga shembujt tipikë si ndiqte. Dosja mban numrin 80.84 dhe është një dosje ndjekje. Ndiqej Ibrahim Rugova”, shprehet Fevziu në videon e publikuar.

“Në Arkivat e Sigurimit të Shtetit gjendet dosja me dokumentat se si për 20 vjet Sigurimi i Shtetit komunist e përgjoi Ibrahim Rugovën në Kosovë dhe në 2 vizitat në Shqipëri”, ka shkruar Fevziu në diçiturën e videoregjistrimit.

https://www.instagram.com/p/Cic6LJEgELK/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=embed_video_watch

Blendi Fevziu me dosjen e Ibrahim Rugovës në arkivin e SHISH-it, Tiranë

(r.m.)