Nga Elbasani, një takimi me studente të Elbasanit, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico foli edhe për masat në ndeshjen Shqipëri-Poloni.
Ajo tha se pas numrit të lartë të tifozëve që e ndoqën fizikisht në stadium parashikohet edhe një rritje të numrit të të infektuarve në ditët në vijim.
Fico theksoi se secili person vlen, pasi mund të jetë nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt.
Fico: Kjo vjen për masa që nuk respektohen. Për faktin se shkohet te ‘Arena’ me 22 mijë tifozë dhe pritet nesër çudia historike. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona që vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa herë me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Çdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër.oranews