FIFA e dënon Serbinë, për fyerjen e shqiptarëve në ndeshjen Zvicër – Serbi në Katar

Cyrih, 13 janar 2023 – Komiteti Disiplinor i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA) e ka dënuar Federatën e Futbollit të Serbisë për sjelljen e lojtarëve e zyrtarëve dhe për thirrjet fyese të tifozëve serbë ndaj shqiptarëve në ndeshjen kudër Zvicrës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Katar.

Federata e Futbollit të Serbisë është gjobitur me 50 mijë franga dhe mde mbyllje të pjesshme të stadiumit (25 për qind e vendeve të mbyllura) në ndeshjen zyrtare të e radhës të kombëtares së saj për meshkuj, që do të luhet në nivelin “A” të FIFA-s.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka gjetur se gjatë ndeshjes Serbi-Zvicër, të zhvilluar në fazën e grupeve të Kupës së Botës “Katar 2022” janë shkelur nenet 13 (Diskriminimi) dhe 12 (Sjellja e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Futbollistët dhe zyrtarët e Federatës së Futbollit të Serbisë, përfshirë edhe selektorin Dragan Stojkoviq, kanë sharë e fyer në bazëkombëtare futbollistët shqiptarë të përfaqësueses zvicerane Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri. Ata kanë qenë më të merituarit për fitoren e Zvicrës dhe eleminimin e Serbisë nga faza e dytë e kampionatit, ajo e eleminimit direkt.

(r.m.)