FIFA e UEFA suspendojnë ekipet ruse nga të gjitha garat

Cyrih, 28 shkurt 2022 – FIFA dhe UEFA ua kanë ndaluar pjesëmarrjen në të gjitha garat e tyre të gjitha klubeve dhe ekipeve nacionale ruse, njoftoi UEFA

Në deklaratë thuhet se të gjitha ekipet ruse, qoftë ekipet përfaqësuese ose ekipet e klubeve, nuk do të mund të marrin pjesë në garat që organizohen nga FIFA dhe UEFA.

“Bota e futbollit është plotësisht unike sa i përket kësaj çështjeje dhe shpreh solidaritet të plotë me të gjithë njerëzit që janë goditur nga konflikti në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.

“Presidentët e FIFA-s dhe UEFA-s shpresojnë se situata në Ukrainë do të përmirësohet shpejt dhe dukshëm, në mënyrë që futbolli të mund të orientohet drejt paqes dhe harmonisë midis njerëzve”, thuhet në deklaratën që citohen nga “The Fuardian”. 

Me vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s, përfaqësuesja e Rusisë nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit “Katari 2022”, pra as në ndeshjet e play-off që do të zhvillohen në muajin mars. 

Po ashtu, klubet ruse të futbollit nuk do të vazhdojnë garat në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Europës. 

(r.m.).