Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e zhvilluar në Kuçovë tha se Baza Ajrore e NATO-s është mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë.
Knid Ndrenika
Në Shqipëpri, realizimi i projektit për modernizimin e Bazës Ushtarake Ajrore në Kuçovë të NATO-s kushton rreth 50 milionë euro.
Ceremonia e fillimit zyrtar të punimeve për Bazën Ajrore të NATO-s, pranë Beratit, rreth 84 kilometra në jug të kryeqytetit Tiranë u zhvillua në Kuçovë
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se ndërtimi i Bazës Ajrore të NATO-s është mesazh i qartë për aktorë dhe qëllime rivale në Ballkan.
Zoti Peleshi theksoi gjithashtu se projekti është me rëndësi dhe ndikim për sigurinë kombëtare të vendit:
“Përzgjedhja e Shqipërisë është dëshmi e qartë mbi aftësitë e konsoliduara të vendin tonë. Në, periudhë të trazuar në kufijtë lindorë të Aleancës. Është një aleat i rëndësishëm kyç dhe konstruktiv në rajon. Është një është mesazh i qartë për aktorë rivalë në Ballkan”.
Kryeministri Edi Rama tha se Baza Ajrore e Kuçovës është mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë antare e Aleancës Veriatlantike, NATO:
“Kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut dhe shikon krahun jugor të kontinentit europian është shumë e rëndëishme të ruhet paqja dhe stabiliteti. Shqipëria në Ballkanin Perëndimor bëhet një vend me rëndësi kritike”. Këto janë fjalë të gjeneralit të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tod Uollters. Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në Alancë”.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjeneralmajor Bajram Begaj tha se Baza Ajrore e Kuçovës dëshmon rëndësinë strategjike të Shqipërisë në Ballkan për NATO-n dhe vendet aleate.