Fillon shkolla! Mësuesit me certifikata vaksinimi ose test të Covid-19, nxënësit me maska e distancë

Sot ka startuar viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar në Shqipëri. Këtë herë gjithë nxënësit e mësuesit mund të zhvillojnë mësim fizikisht, por me masa.

Mësuesit janë të detyruar që të kenë certifikatë vaksinimi ose test të përjavshëm ndaj COVID-19. Po ashtu në klasa është detyueshme maska, distanca si dhe mësimi zhvillohet me orë fikse të shkurtuara nga 30 minuta.

Deri në klasën e pestë mësimi do të zhvillohet me dy turne në orare të ndryshme.

Ditën e djeshme, ministrja e Arsimit, Evis Kushi i kërkoi nxënësve e mësuesve të zbatojnë masat anti-covid pasi siguria dhe shëndeti janë parësore.

 

 

(BalkanWeb)