Filmi “CODA” e fiton çmimin Oscar për filmin më të mirë

Hollywood, 28 mars 2022 – Drama “CODA” që tregon për sfidat e një familjeje shurdhmemecësh e ka fituar çmimin Oscar për filmin më të mirë.

“CODA” u bë filmi i parë i platformës Apple TV+ që e fiton çmimin kryesor të Akademisë së Filmit.

Ky film ia solli edhe Oscarin për skenarin më të mirë skenaristes Sian Heder.

Oscarin për regjinë më të mirë e fitoi Jane Campion për regjinë e filmit “Power of the Dog”. Ajo u bë gruaja e tretë që e fitoi Oscarin për regji.

Aktori Will Smith e fitoi Oscarin për aktorin më të mirë, për rolin e tij në filmin “King Richard” që e portretizon babanë e dy tenisteve amerikane, Venus dhe Serena Williams.

Jessica Chastain e fitoi çmimin Oscar për rolin kryesor të femrës në filmin “The Eyes of Tammy Faye”.

Oscarin për rolin më mirë dytësor të mashkullit e fitoi Troy Kotsur, për rolin e tij në filmin “CODA”, ndërsa Ariana DeBose e fitoi çmimin për rolin rolin më të mirë dytësor te filmi “West Side Story”.

Filmi “Dune” i kategorisë së filmit fantastiko-shkencor fitoi më së shumti çmime në edicionin e 94-të të ndarjes së Oscarit. Ky film i fitoi gjashtë çmime në kategori të ndryshme, përfshirë çmimet për kinematografi dhe për montazh.

This image has an empty alt attribute; its file name is Aktori-Will-Smith-e-qellon-komedianin-Chris-Rock--640x640.jpg

Por, ceremonia e sivjetme e ndarjes së çmimeve Oscar do të mbahet mend për një incident.

Aktori Will Smith qëlloi në fytyrë komedianin Chris Rock në skenën e spektaklit, për shkak se komediani bëri një shaka “pa krip” për gruan e aktorit, Jada Pinkett Smith. Shakaja e Rock kishte të bënte me pamjen e Jada Pinkett Smith, e cila u paraqit në këtë ngjarje me kokë të rruar.

Smith e goditi në fytyrë Rock, duke i kërkuar që të mos e përmendte gruan e tij, ndërsa Rock u përpoq të ulte tensionin duke thënë se kjo ishte “nata më e mirë në historinë e televizionit”.

Edhe Smith kërkoi falje për goditjen e Rock.

“Dua t’i kërkoj falje Akademisë dhe të nominuarve të tjerë”, tha Smith, në flalën e tij gjatë marrjes së Oscarit.

Jada Pinkett Smith ka treguar më herët për rënien e flokëve të saj ishte pasojë e sëmundjes alopecia.

Pas incidentit, Akademia e Filmit tha se “nuk pranon dhunën në asnjë formë”.

(r.m.)