Flakadanë e tymuese në sallë, mbyllet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë

Tiranë, 4 dhjetor 2023 – Seanca e sotme plenare e Kuvendit të Shqipërisë është mbyllur sërish për shkak të mungesës së kushteve për punë normale.

Deputetët e opozitës nisën protestën që në hyrje të ndërtesës, për shkak se po kontrolloheshin nga punonjësit e Gardës së Deputetët e opozitës nisën protestën që në hyrje të ndërtesës, për shkak se po kontrolloheshin nga punonjësit e Gardës së Republikës.

Në shenjë proteste, në sallën e seancave parlamentare ata goditën tavolinat,  përmbysëm karrikat dhe ndezën flakadanë tymues, prandaj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, vendosi për mbylljen e seancës. Ajo tha se seanca e radhës do të mbahet një ditë tjetër, pa e caktuar atë.

Pas mbylljes së seancës, punonjësit e Byrosë Kombëtare të Hetimit arritën në Kuvend, për të këqyrur sallën e seancave parlamentare pas kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës.

ABC Neës raporton se BKH do të përcjellë në SPAK provat e mbledhura dhe emrat e deputetëve të opozitës, Flamur Noka dhe Albana Vokshi, të cilët dyshohen për ndezjen e flakadanëve dhe për pengimin e zhvillimit normal të seancës plenare të Kuvendit.

(r.m.)