Jerusalem, 18 maj 2023 – Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka njoftuar se edhe flamuri i Kosovës është ngritur në Jerusalem në 75 vjetorin e shtetit të Izraelit.
Në një postim në Twitter, ambasadorja Demiri ka shkruar se ajo ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamujve të shteteve që i kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, të organizuar me rastin e Ditës së Jerusalemit.
“Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Republikës së Hondurasit dhe Republikës së Guatemalës, në ceremoninë e ngritjes së flamujve për nder të shteteve që kanë vendosur ambasadat e tyre në Jerusalem, me rastin e Ditës së Jerusalemit dhe për të shënuar 75-vjetorin e Shtetit të Izraelit”, ka shkruar Demiri.
I have joined the representatives of the #USA 🇺🇸, #Honduras 🇭🇳,#Guatemala 🇬🇹 at @IsraelMFA flag hoisting ceremony, in honor of countries that established embassies in #Jerusalem, on the occasion of #JerusalemDay & to commemorate the 75th anniv. of #Israel 🇮🇱. #Israel75 #Kosova 🇽🇰 pic.twitter.com/K1VijAGg8T
— Ines Demiri (@InesDemiri1) May 18, 2023
(r.m.)