Imam Gazmend Aga zgjidhet Kryetar Nderi i Bashkisë në Waterbury me rastin e ditës së pavarësisë së Kosovës
Ne nje ceremoni madheshtore e cila organizohet prej vitesh, shqiptarë nga shtete te ndryshme u mblodhen ne Waterbury, Connecticut per te festuar diten e pavaresise ku pas himneve te Kosoves, Amerikes dhe Shqiperise, u ngrit flamuri shqiptar.
Kryetar nderi i bashkesise se Waterbury u zgjodh Imam Gazmend Aga, i cili ka punuar dy vite si drejtor i Gjimnazit Hasan Nahi ne Prishtine si dhe imam prej vitesh i Komunitetit Mysliman Shqiptaro Amerikan ne Connecticut, SHBA.
Ceremonia u moderua nga dy personazhe te shkelqyer, Lauresha Xhihani dhe Mhill Velaj.
Imam Endrit Himaj beri lutjen e hapjes duke permendur vlerat e kombit tone. Ai u lut per komunitetin shqiptar, Kosoven, Shqiperine dhe Ameriken.
Albana Lame, presidente e AAMC, pershendeti te pranishmit duke vleresuar kryetarin e nderit Imam Gazmend Aga dhe falenderuar te gjithe shqiptaret per vlerat dhe shembullin e tyre te shkelqyer kudo jetojne.
Gjeneral Mark Qehaja përshëndeti të pranishmit duke folur per heroizmin e kombit tonë në shpalljen e pavaresise. Prof. Dr. Bexhet Asani foli për paqen dhe dashamirësine e popullit tonë duke e ilustruar me shembullin e komunitetit hebre të shpëtuar nga shqiptarët gjatë luftës së dyte botërore.
Me pas, ne emer te bashkise se Waterbury, Paul Pernereëski, President Board of Alderman vleresoi Imam Gazin per kontributin e tij ne ndertimin e nje klime paqesore ndermjet feve ne Connecticut. Ai i dorezoi Imam Gazmend Ages citimin special per te ne emer te kryetarit te bashkise se Waterbury.
Senatorja e shtetit te Connecticut Joan Heartley foli për miqësinë me Imam Gazin duke vlerësuar punën për paqen dhe dialogun sidomos nëpërmjet grupit “Three Amigos”.
Ron Napoli, dhe Geraldo Hejes, përfaqësues të pushtetit lokal, pershendeten te pranishmit duke vleresuar maksimalisht komunitetin e shkelqyer shqiptar dhe punën e bërë nga Imam Gazi për komunitetin e Waterbury.
Dr. Arjet Gega, një figurë e njohur e komunitetit shqiptar në Connecticut dhe më gjërë në Amerikë, vlerësoi miqësinë e gjatë me Imam Gazin që prej shkollës së mesme dhe punën e tij të vazhdueshme për kombin dhe fenë.
Prend Qetta, një intelektual I njohur në Ëaterbury, përshëndeti të pranishmit duke I falenderuar për mbështetjen dhe pjesëmarrjen.
Rabbi Eric Polokoff dhe Monsinjor Joe Donnelly, bashkëthemelues të grupit “Three Amigos” ku bën pjesë dhe imam Gazi, ndanë me të pranishmit vlerësimet e tyre për imamin dhe rolin paqendërtues të vazhdueshëm të këtij grupi.
Imam Gazmend Aga, kryetari i nderit I ditës së Bashkise se Waterbury, falenderoi komunitetin shqiptar dhe anetaret e saj, themeluesit e AAMC, stafin, nxënësit dhe prindërit e Gjimnazit Hasan Nahi, të gjithë bashkëpunëtoret gjatë qëndrimit të tij ne Kosove, Three Amigos, Dr. Arjet Gegën dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal të pranishëm, familjen, miqte dhe te pranishmit.
Nder te tjera Imam Gazi tha; “Çdo shqiptar e do SHBA-në për gjithçka që bëri ky vend i mrekullueshëm për kombin tonë, por veçanërisht per rolin thelbësor në pavarësinë e Kosovës. Është një kohë kritike që diaspora jonë të jetë më e bashkuar dhe të vazhdojë të punojë që SHBA të vazhdojë të njëjtin rol pozitiv dhe konstruktiv. Është jetike që politika e Kosovës të bashkohet rreth vlerave strategjike, në vend të interesave të shkurtra.
Le ta festojmë këtë ditë me krenari dhe gëzim dhe le të presim me padurim një të ardhme të ndritur për Kosovën.
Shfrytëzoj rastin, si “kryetar i ditës”, tu uroj të gjithë shqiptarëve në mbarë botën 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, me dëshirën për të jetuar përgjithmonë të bashkuar, në harmoni me njëri-tjetrin, duke kujtuar me mençuri të kaluarën, duke punuar më shumë. të bashkuar në të tashmen dhe duke ndërtuar një të ardhme më të mirë paqësore.”
Ne fund, artisti paulin Gega mahniti te pranishmit me performancen e tij me cifteli plot emocion dhe vlera te kultures shqiptare.
Nje dite e bukur sic i ka hije shqiptarise dhe komunitetit shqiptar. (Albanian American Muslim Community)