FMN do të mbështesë ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë së pastër

Uashington, 17 prill 2023 – Zëvendëskryeministri i Parë i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka cilësuar shumë të frytshme vizitën e tij dhe të ministrit të Financave, Hekuran Murati, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bislimi ka bërë të ditur segjatë kësaj vizite kanë pasur takime dobiprurëse për Kosovën me drejtues të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të Bankës Botërore.

Ai ka njoftuar se FMN do të ndihmojë me 80 milionë euro ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike me panele diellore dhe gjeneratorë me erë, ndërsa ka mbetur e hapur  mundësia e rritjes së kësaj shume edhe për 80 milionë euro të tjera.

“Me FMN-në, konfirmuam se Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri, i quajtur “Resilience and Sustainability Fund”. Përmes këtij programi fillimisht do të vihet në dispozicion shuma prej 80 milionë eurosh, me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Ai ka njoftuar se gjatë kësaj vizite kanë pasur një takim edhe me Nënsekretaren amerikane për Tregti, Maris Lago, ku kanë theksuar rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit tregtar me partnerët tanë amerikanë.

“Kërkuam që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që ekziston nga kompanitë nga Kosova të eksportojnë edhe në SHBA dhe krijimi i mundësisë për trajnime të rreth 20 ndërmarrësve nga Kosova vitin e ardhshëm në SHBA”,ka shpjeguar ai.

Bislimi ka treguar se gjatë kësaj vizite janë takuar edhe me komunitetin shqipgtar në SHBA.

“Në përmbyllje të kësaj vizite nuk mund të mungonte dhe takimi i afërt dhe i përzemërt me mërgatën tonë. Folëm për ekonominë në vend dhe investime të mërgatës në nisma të prodhimtarisë në Kosovë’, ka shkruar Bislimi.

 

Postimi i plotë:

 

Qëndrimi 5 ditor në SHBA bashkë me ministrin Murati solli rezultate pozitive e lajme të mira për vendin.

Me FMN-në, konfirmuam se Kosova do të jetë shteti i parë në Evropë që do të përfitojë nga instrumenti më i ri, i quajtur “Resilience and Sustainability Fund”. Përmes këtij programi fillimisht do të vihet në dispozicion shuma prej 80 milionë eurosh dhe me mundësinë e zgjerimit për edhe 80 milionë euro tjera.

Mjetet nga programi RSF pritet t’i vihen në dispozicion Kosovës për investime në ndërtimin e kapaciteteve të reja të energjisë së ripërtërishme me erë dhe diellore.

Pjesa tjetër e mbështetjes do të jetë në formën e një Aranzhimi për Gatishmëri (precautionary SBA) në vlerë prej 100 milionë euro për 2 vitet e ardhshme.

Në takimet me Bankën Botërore, diskutuam rreth projekteve aktuale dhe të mundshme në të ardhmen mbi investime infrastrukturore që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Gjithashtu takuam dhe ekspertë kosovarë që punojnë në Bankën Botërore.

Ndërkohë me Nënsekretaren për Tregti, Maris Lago, theksuam rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit tregtar me partnerët tanë amerikanë.

Kërkuam që të vazhdohet të shfrytëzohet potenciali i madh që ekziston nga kompanitë nga Kosova të eksportojnë edhe në SHBA dhe krijimi i mundësisë për trajnime të rreth 20 ndërmarrësve nga Kosova vitin e ardhshëm në SHBA.

Në përmbyllje të kësaj vizite nuk mund të mungonte dhe takimi i afërt dhe i përzemërt me mërgatën tonë. Folëm për ekonominë në vend dhe investime të mërgatës në nisma të prodhimtarisë në Kosovë.

May be an image of 6 peopleMay be an image of 5 peopleMay be an image of 5 peopleMay be an image of 9 peopleMay be an image of 15 people

(r.m.)