FMN: Investimet në Shqipëri të orientohen në projekte produktive, të rritet monitorimi i kontratave PPP

Tiranë, 27 tetor 2023 – Ekonomia shqiptare ka shfaqur përformancë pozitive. Rritja ekonomike po udhëhiqet nga turizmi dhe ndërtimi, duke kaluar edhe pritshmëritë e fillim vitit.

Borxhi publik po stabilizohet dhe inflacioni gjithashtu, tha Anke Weber, shefe e Misionit të FMN-së për Shqipërinë në konferencën për shtyp pas përfundimit të misionit në Shqipëri.

Në presim që rritja ekonomike këtë vit të jetë 3.5%, por bëri thirrje për një menaxhim më të mirë të investimeve publike, duke kërkuar orientim të fondeve në projekte me produktive. Duhet punuar më tej për të ulur rrezikun fiskal të kontratave koncensionare dhe ndërmarrjeve shtetërore, shtoi ajo.

FMN vuri në dukje se, rikthimi në nivele pozitive i suficitit primar në vitin 2024 është një lajm pozitiv që do të ndihmonte në qëndrueshmërinë e politikës fiskale.

Ulja e mëtejshme e inflacionit është kritike, veçanërisht për të mbrojtur familjet e cenueshme. FMN mbështet synimin e Bankës së Shqipërisë për të vazhduar me normalizimin e politikës monetare dhe uljen e mëtejshme te inflacionit.

Një strategji e shëndoshë e të ardhurave afatmesme duhet të ankorojë një konsolidim të besueshëm fiskal dhe axhendën e reformës tatimore.

FMN e mbështet Shqipërinë në ligjin e miratuar së fundmi për tatimin mbi të ardhurat, i cili do të zgjerojë bazën tatimore. Zbatimi në kohë i masave të tjera të politikës tatimore të planifikuara për rritjen e të ardhurave është gjithashtu i rëndësishëm.

Më shumë reforma të administrimit të të ardhurave, duke përfshirë përmirësimin e pajtueshmërisë ndërmjet individëve me vlerë të lartë neto, do të plotësonin përpjekjet e politikës tatimore.

Progresi i vazhdueshëm në reformat strukturore fiskale do të forcojë menaxhimin e financave, investimet dhe monitorimin e rreziqeve, vuri ne dukje misioni i FMN

FMN vuri ne dukje se ecuria e inflacionit ende nuk është e sigurte, teksa forcimi i lekut ka ndihmuar në uljen e çmimeve. Banka e Shqipërisë duhet të nxisë përpjekjet për rritjen përdorimit të monedhës vendase në transaksione, tha shefja e misionit të FMN-se.

Fondi rekomandoi avancim të reformës në drejtësi për të adresuar masa kundër pastrimit të parave.

(Monitor.al)