Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është shprehur e kënaqur që turin e saj ballkanik e ka nisur me Shqipërinë
Knid Ndrenika
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen (Fon der Lajën) tha në Tiranë se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Europian.
Pas takimit me kryeministrin Edi Rama zonja Fon der Lajën shkruajti në tuiter po ashtu se “tani është koha që Bashkimi Europian të veprojë”
Presidentja e Komisionit Europian, e cila u prit me ceremoni në Pallatin e Brigadave, tha se ishte e kënaqur që vizitën e saj në Ballkan e filloi në Shqipëri.
Përmes një postimi në tëitter në mbyllje të takimit me kryeministrin Edi Rama, Ursula von der Leyen (Fon der Lajën) thotë se mesazhi i saj është i qartë:
“Komisioni Europian i qëndron fort këtij angazhimi. Me reformën në drejtësi Shqipëria ka bërë hapa para dhe tani është koha që BE të veprojë dhe e ardhmja e Shqipërisë është në BE”-shkruaji presidentja Fon der Lajën.
Presidentja e Komisionit Evropian u prit më pas nga presidenti Ilir Meta.