Darkë me rastin e 5-vjetorit të themelimit – 27 Qershori – “Dita e Trieshit” në kantonin Yonkers, New York
NGA: BEQIR SINA
YONKERS NY: Fondi Humantar TRIESHI me qendër në New York, organizoi një darkë solemne me rastin e 5 Vjetorit të themelimit.
Darka, në të cilën morën pjesë dhjetëra vetë, u mbajt në njërin prej ambienteve të njohura të lokalit “Royal Regency” në Yonkers – New York, të dielën më 27 Qershor.
Këtë mbrëmje festive e moderuan, gazetarja nga Malësia, Dijana Dukaj, dhe gazetarja e Radios WABC-AM – New York, NY, Lidia Curanaj.
Mbremja u hap me intonimin e himneve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë. Mbas fjalimeve të rastit, pjesëmarrësit i argëtuan per disa ore me dy yjet e estradës shqiptare Gëzim Nika, dhe Vida Kunora.
Mes pjesëmarrësve ishin dhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptar, aktivistët, donatorët dhe miqt e Fondit Humanitar “TRIESHI”, si dhe një grup donatorësh nga Detroiti.
Në këtë mbrëmje morën pjesë dhe përshëndetën festën e trieshianëve, zyrtar të lart të Nju Jorkt, përfshirë kongresistin demokrat të New Yorkut, Ritchie Torres, asamblistin Daivd Tubiolo Ligjvënës në Westchester County, kryetari i Fondit “Trieshi” në New York, Kolë Cacaj, këshilltari Mark Gjonaj, avokati Martin Vulaj Drejtor Ekzekutiv i PAAC , Kryetari i Komunës Tuz, Nik Gjeoshaj, nën/kryetari i Vatrës, Dr. Pashko Camaj, dhe ish gazetari e Zerit të Amerikës, Gjek Gjonlekaj.
Darkën e bekoi duke e përshëndetur shkurtimisht, Dom Pjetër Popaj – Famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, i cili tha se: “Darka të tilla tregojnë solidaritetin e të gjithë bujareve shqiptar, që nuk e kursejnë vetën , por bëjnë sakrifica të panumërta me kontributet e tyre. Të jenë për objekte fetare, shkolla ambulance, rrugë e projekte tjera për të mirën e vendit dhe banorëve të tjerëve kur kanë nevojë.”Kurse, arsyeja që njerëzit kontribuojnë për këtë fond humanitar, është se ju gjithmonë i përgjigjeni thirrjeve të të tjerëve kur kanë nevojë, tha Popaj.“Ne jetojmë këtu n’Amerikë, por nuk harrojmë vendlindjen tone. E ju e keni vërtetuar me donacionet tuaja ndërtimet të ndryshme, që ju ka lehtësua jetën atyre në vendlindje , por gjithashtu ka nxitur edhe të tjerët me marrin pjesë”Në bekimin e dhënë prej tij për këtë mbrëmje, Dom Pjetër Popaj – Famullitar i Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës tha se “ Ne lutemi për ju e familjet e juaja. Zoti ju bekoftë! me jetë të gjatë, shëndet të plotë e ju begatit gjithmonë me mbarësi e pasuri”
Kryetari i Fondit “Trieshi” në New York, Kolë Cacaj, e cilësoi si “një mbrëmje e Falenderimeve”. Ai përmendi ndihmat e dhëna në 5 vjet për Trieshin, duke lexuar me pas emrat e të gjithë donatorëve te mbremjes, qe mblodhen rreth 50 mijë dollarë vetem nga kjo mbrëmje.
Gjatë moderimit, për rëndësinë e madhe të Fondit Humanitar Trieshi, në Malësi, folën edhe gazetarja Dijana Dukaj, si dhe Lidia Curanaj.
Kryetari i Komunës Tuz, në Malësi, Nik Gjeloshaj, tregoi se mbasi është takuar me bashkatdhetarët, në kuadër të një vizite pune disa ditore në SHBA, përfshirë malësorët të bashkuar rreth shoqatës “Malësia e Madhe” në NY, ai ka prezantuar aktivitetet si dhe aktualitetet e komunës së Tuzit në çdo aspekt, të arriturat, si dhe plantët dhe angazhimin e komunes ne atë që e pret për të ndryshuar e zhvilluar Malësinë në çdo aspekt. Duke filluar nga bujqësia, investimet si dhe rritja ekonomike!
Ai në këto takime tha po ashtu se ka potencuar dhe falenderuar diasporën për kontributin vendimtarë për realizimin e komunës, e cila sipas tij “Tani ka nevojë që edhe më shumë të punojê bashkë në të gjitha sferat në projekte konkrete për zhvillimin dhe mirëqenien ekonomike të Malësisë!”Ndërsa, takimin i mbrëmjes së kaluar me mërgimtarët, i organizuar nga Fondi humanitar Trieshi në NY, ai e ka quajtur me të vërtet të veçantë, takim ky me qindra pjesëmarrës nga krejt Malësia!“Ishte momenti për të kujtuar angazhimin e kësaj organizate humanitare për rrugën e Trieshit, vendosjen e bustit të Gjergj K. Skënderbeu në oborrin e shkollës fillore, që mban emrin heroit tonë, sigurimin e transportit për nxënësit, si dhe tjera aktivitete të rëndësishme për vendlindjen.”“Komuna e Tuzit, si institucion përherë do të jetë partner strategjik i mërgatës shqiptare e Kjo më së miri dëshmohet me projektin e rrugës së Trieshit, të cilën e ka filluar diaspora dhe do ta përfundoi komuna e Tuzi, me partner tjerë ndërinstitucional! “ tha ai.Ndërsa, rikujtojë që pjesa tjetër e rrugës nga Delaj-Koritë do të përfundohet shumë shpejt me standardet e kërkuara, qe do te kaloi vlerën e 750 mi euro pa donacionin e një kompania private.Këto angazhime e shumë të tjera, tha Gjeloshaj, e dëshmojnë më së miri se komuna e Tuzit ka qenë kërkes e arsyeshme e shqiptarëve si në vendlindje, ashtu edhe në mërgim.“U desht rrugë e gjatë dhe mund i madh të arrisim statusin e komunës. Shumë punë dhe sfida u kaluan, për të ardhur në këtë moment. Ne e arritëm Komunën, bashkë fituam edhe pushtetin dhe së bashku duhet të ballafaqohemi me shumë sfida, se vetëm kështu mund të kemi rezultate konkrete.”Ai me kete rast nuk la pa permendur dhe vitin e pandemisë : “Potencuam edhe ballafaqimin edhe të Covid 19 vitin e kaluar, që ishim model jo vetëm në Mal të Zi por edhe më gjerë. Ku, ndihma e diasporës ishte tepër e rëndësishme! Kaluan dy vite angazhim shumë te madh, duke krijuar institucionet shqiptare dhe duke dëshmuar me vepra se Malësia ka kapacitet të zhvillohet në çdo aspekt. “Këtë më së miri e dëshmon rritja e buxhetit dhe investimeve kapitale nga viti në vit. Pa ndalur po angazhohemi që Malësinë ta ndryshojmë e ndërtojmë.Po punojmë çdo ditë për të nxjerrë pasuritë në dritë, duke filluar nga bujqësia, si veprimtaria jonë me e rëndesishme, infranstrktura, arsimi, kultura, sporti, mirëqenia sociale etj, tha a kryetari komunës Tuz.Duke vazhduar se tjetër angazhim maksimal i komunës mbetet tërheqja e investitorëve të huaj nga rajoni dhe më gjerë.“Me këto investime milionëshe në komunën do të hapen dhjetëra vende të reja pune dhe do të ngritët ekonomia.”Kryetari i Komunës, Tuz, Nik Gjeloshaj, po ashtu vlerësojë ndihmën e malësoreve në diasporë : “Ne presim investime edhe nga diaspora, shpresojmë në angazhimin tuaj në këtë drejtim, sidomos për biznese të vogla, sepse kjo është dëshmuar se është mënyra më afatgjate për të ndihmuar vendlindjen! Për këtë, tha ai Ne jemi të gatshëm që të ndihmojmë në përgatitjen e dokumentacioneve, lirimin nga tatimi si dhe peripeci tjera që ndikojnë në realizimin e investimeve në Malësi. “Në fund të fjalës së tij, kryekomunari i Tuzit, Nik Gjeloshaj i ftojë bashkëvendësit e tij, që sipas mundësisë, të vizitojnë vendlindjen me fëmijët e tyre sa më shpesh, “të punojmë bashkë, për të mirën e Malësisë”, ndërsa bëri thirrje “Se së bashku ne mundemi shumë më shumë!”Ish gazetari i “Zërit të Amerikës” aktivisti i njohur i komunitetit Gjek Gjonlekaj, në natyrën e tij të fjalimeve prej gazetari, në të gjitha aktivitetet, kësaj radhe ju referua një poeme të Fishtës, që titullohet “Çojuni të Vdekur”, për të hapur fjalimin e tij.“Kjo poem që kam filluar me e lexuar tash 50 vjet, tha Gjonlekaj, me ka shqetësuar, sepse ai e vajton në mënyrën e tij poetike, Malësinë tone, atë Malësi jashtë kufirit me Shqipërinë mëmë. Dhe, shumë here e kam ndier veten keq që Malësia jonë po shkon në atë nivel që duhet me i “thirr të vdekurit me e shpëtu”.Mirë po u shpreh ai ja që Zoti bënë mrekulli!, Dhe, në marsin e vitit 2019, na dha shpresën na dha gëzimin, duke na sjell udhëheqësin e pare të Malësisë, shqiptare. Me në krye me një prej pinjollëve të familjeve më fisnike të Malësisë së Madhe, e cila ka një histori të shkëlqyeshme, të arkivuara në arkivat shqiptare dhe Ballkanike, Nik Gjeloshajn i Trieshit.Si gazetar dhe aktivist e kam përcjell në çdo aspekt punën e tij të shkëlqyeshme tha Gjonlekaj, dhe me thënë të drejtën jam ringjall. “ E shohë vendlindjen dhe Malësinë edhe me këtë vizitë të tij, të cilën nuk e ka bërë asnjë personalitet nga Malësia që vizitojë Amerikën, u shpreh Gjonlekaj, “Asnjeri prej tyre nuk ka pasur pritje të niveleve më ta larta zyrtare sesa Nik Gjeloshaj. Duke filluar prej Guvernatorit të New Jersey, shumë i mirënjohur, Pill Murthy, kongresistin e ri Ritchie Torres, priten shpejt dhe takime të tjera në WashingtonDC, dhe komuniteti I Detroitit është duke përgatitur një takim me Senatorin Gary Peters”.Simbas ish gazetarit të “Zërit të Amerikës” aktivisti i njohur i komunitetit Gjek Gjonlekaj, këto takime dhe pritje tregojnë atë se Shtetet e Bashkuara e nderojnë personalitetin e Nik Gjeloshaj ngase, këto ditë atë e kanë pritur edhe tre major të qyteteve të rëndësishme në New Jersey.“Këto janë takime që do të japin rezultate për Malësinë dhe për gjithë popullin shqiptar në Mal të Zi, nga që Nik Gjeloshi, në çdo takim ka folur jo vetëm për komunën e Tuzit, por për të gjithë shqiptarët në Mal të zi”.Në fund të fjalës së tij Gjonlekaj, tha se “ Kontributet tona, janë shumë të rëndësishme, dhe prej këtu duhet të mbledhim jo vetëm për Trieshin por për gjithë Malësinë, që të bashkohemi e të ndihmojmë. Le të vazhdojmë sidomos me lidhjet e mira me personalitetet politike e diplomatike të SHBA, me vendin tone.Festa e 5 Vjetorit të themelimit të Fondit Humantar TRIESHI në Royal Regency – Yonkers në New York, u mbyll me një dark të pasur dhe këngë e valle nga kjo trevë nga këngëtari i mirënjohur Gëzim Nika, “Mjeshtri i Madh”, dhe këngëtarja Vida Kunora.