Forcat e reja siriane ndërmarrin ofensivë kundër milicive pro-Assadit

Aman, 26 dhjetor 2024 – Autoritetet e reja të Sirisë nisën të enjten një ofensivë kundër milicive të Presidentit të rrëzuar Bashar al-Assad.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA njoftoi se operacioni është përqendruar në provincën perëndimore Tartous, ku janë vrarë disa anëtarë të milicisë pro-Assadit.

Operacioni nisi një ditë pasi lpjesëtarët e milicisë pro-Assadit i vranë 14 anëtarë të grupit rebel që e largoi Assadin  nga pushteti.

Ministri i ri i Brendshëm i Sirisë nujoftoi se 10 persona të tjerë janë plagosur në atë që ai e quajti “pritë” të militantëve të qeverisë së rrëzuar. Ai u zotua se do të goditej fuqishëm “kushdo që e minon sigurinë në Siri”.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut tha se luftëtarët rebelë u sulmuan derisa po përpiqeshin ta arrestonin një ish-zyrtar të qeverisë së Assad-it, i cili akuzohet për lëshimin e urdhrave për ekzekutime në burgun famëkeq ‘Saydnaya’.

(r.m.)

Comment

*