Forcat Speciale britanike arrijnë në Kiev, për të stërvitur ukrainasit

Kiev, 16 prill 2022 – Forcat Speciale britanike SAS kanë arritur në Kiev për t’i stërvitur forcat ukrainase, raporton The Times.

Oficerët britanikë janë stacionuar në kryeqytet dhe përreth tij, për të filluar stërvitjet ushtarake.

Kapiteni ukrainas, Yuriy Myronenko, ka thënë se britanikët po i stërvisin ushtarët ukrainas për të përdorur raketat anti-tank, të cilat janë dërguar nga Britania në Ukrainë.

Ushtarakët britanikë ishin dërguar në Ukrainë edhe pas aneksimit të Krimesë. Ata ishin tërhequr në shkurt, për të mos shkaktuar konflikt direkt me forcat ruse dhe për të shmamgur rrezikun e përfshirjes së drejtëpërdrejtë të NATO-s në luftë me Rusinë.

SHBA ka njoftuar të enjten se do të dërgojë në Ukrainë ndihma ushtarake dhe armatim të rëndë,  me vlerë 800 milionë dollarë.

(r.m.)