Kiev, 16 gusht 2023 – Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjecut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës.
“Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, në një komunikatë në rrjetet sociale.
Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse.
Njoftimi i Maliarit vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se burimet e ushtrisë ukrainase “janë shterur pothuajse”, megjithëse po ndihmohet me armë nga aleatët perëndimorë.
Moska nuk ka reaguar deri tani ndaj njoftimit të Ukrainës, e cila vazhdimisht ka tentuar ta hedhë poshtë rëndësinë e kapaciteteve luftarake të Ukrainës.
Rajoni i Donjeckut, i cili e ka bartur barrën kryesore të luftimeve në muajt e fundit, është njëri nga katër rajonet e Ukrainës që Kremlini pretendon se i aneksoi viti ne kaluar, pak muaj pasi e nisi pushtimin në shkurt.
Urozhaine, vendbanimi me një popullsi prej rreth 1.000 banorëve para luftës, është në mesin e një grumbulli qytezash që forcat ukrainase po tentojnë t’i marrin nën kontroll në javët e fundit.
(REL)