Foshnja 10-ditëshe dhe nëna e saj shpëtohen nga rrënojat pas 90 orësh

Ankara, 10 shkurt 2023 – Një foshnjë 10 ditëshe dhe nëna e saj janë shpëtuar nga rrënojat e tërmeteve në Turqi, rreth 90 orë pas tërmetit të parë që e goditën zonën të hënën,  raportojnëmediet nga Turqia.

Foshnja 10-ditëshe me emrin Yagiz dhe nëna e tij u shpëtuan nga rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay.

Në videot e publikuara nëinternet shihet fëmija duke u bartë dhe duke u dërguar në autoambulancë, kurse nëna tërhiqet me barelë.

Tash për tash nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të foshnjës dhe të nënës.

Nga e hëna deri më tash janë numëruar mbi 21 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe në Siri.

(r.m.)