Fotografitë që ndryshuan botën njëherë e përgjithmonë

Disa nga fotot më të famshme të të gjitha kohërave janë ngulitur në memorien tonë edhe nëse shpesh mund të mos e dimë historinë që fshihet pas tyre.

Historia moderne është e mbushur me foto të famshme si këto, imazhe që na flasin të gjithëve në mënyra që ndonjëherë mezi mund t’i artikulojmë.

Ato shpesh duket sikur flasin për vetë natyrën tonë – sa larg jemi në gjendje të shkojmë, si për mirë ashtu edhe për keq.

Le t’i hedhim një sy disa prej gjurmëve tona në histori:

1 – Fotografia e parë në histori (1827)

Kjo është fotografia e parë e realizuar ndonjëherë. Shkencëtari Nicéphore Niépce (1765-1833) u magjeps nga përparimet e asaj kohë në litografi dhe arriti të vendoste pllaka të lëmuara kallaji të veshura me një kimikat të ndjeshëm ndaj dritës të quajtur ‘Bitum Judea’ brenda një kamera obscura.

Niépce e bëri këtë foto të famshme në shtëpinë e tij në Saône-et-Loire. Ekspozimi zgjati 8 orë. Pasi u hoq pllaka nga kamera, ai përdori një përzierje vaj livando dhe vajguri të bardhë për të ‘larë’ filmin dhe zhvilluar imazhin final.

2 – ‘Puthja’ në Times Square (1945)

Pas Luftës së Dytë Botërore, Alfred Eisenstaedt doli në rrugët e Times Square të Nju Jorkut për të përjetësuar festimet që shënonin fundin e luftës.

Kjo është një nga fotot më të famshme të shekullit të 20, megjithëse kohët e fundit ajo është bërë pjesë e polemikave, pasi ndërsa disa e shohin atë si një ribashkim dashurie midis një marinari dhe një infermiererje, të tjerë e shohin si një ‘sulm seksual’, ku një burrë kap dhe puth papritur në rrugë, një grua që në fakt nuk e njihte.

3 – Dreka në majë të rrokaqiellit – (1932)

Ne nuk i dimë emrat e subjekteve në këtë foto të famshme apo emrin e fotografit.

Ky imazh i punëtorëve që bëjnë pushimin e drekës në majë të një rrokaqielli, sigurisht që ka shtangur gjysmën e botës. Në gjysmën e parë të shekullit të 20, dhjetëra punëtorë vdiqën pas rënieve fatale gjatë ndërtimit të rrokaqiejve të ndryshëm.

4 – Murgu i djegur – (1963)

Thích Quảng Đức lyhet me benzinë dhe vë veten në zjarr në shenjë proteste ndaj qeverisë Diem të Vietnamit të Jugut.

Më 11 qershor 1963, në një rrugë në Saigon, Vietnam, murgu Thich Quang Duc u vetëvra në një akt proteste për diskriminimin ndaj budistëve nga qeveria e Vietnamit të Jugut. Fotografi i Associated Press, Malcolm Browne, ishte në vendin e ngjarjes në atë kohë dhe kapi këtë imazh mahnitës, një foto me famë botërore që fitoi edhe çmimin Pulitzer.

5 – Njeriu i tankeve – (1989)

Kjo foto e famshme e një të riu kinez që qëndronte para tankeve gjatë kryengritjes së Sheshit Tiananmen në Pekin në vitin 1989 u bë nga Jeff Widener – fotoreporteri më i famshëm i fundit të shekullit të 20.

Një ditë para se të bënte këtë fotografi Widener ishte plagosur nga një gur dhe iu tha të qëndronte në hotelin e tij, ndërsa të gjithë gazetarët e tjerë amerikanë dhe evropianë u strehuan në aeroport. Widener shfrytëzoi rastin për të fotografuar kryengritjen nga dritarja e hotelit të tij.

6 – Vajza afgane –  (1984)

Steve McCurry e bëri këtë fotografi të famshme gjatë një udhëtimi në Afganistan në 1984 për të dokumentuar migrimin e refugjatëve afganë.

Kjo foto e 17-vjeçares Sharbat Gula është bërë në kampin e refugjatëve të Nasir Bagh. Ai u bë simboli i luftës afgane dhe u shfaq në faqen e parë të gazetës National Geographic në qershor 1985.

7 – Kampi i refugjatëve shqiptarë – (1998)

Anëtarët e familjes kalojnë refugjatin kosovar Agim Shala, 2 vjeç, përmes një gardhi me tela dhe gjemba në duart e gjyshërve në një kamp në Shqipëri, në mars 1998.

Dhuna kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë çoi në një valë refugjatësh. Për një kohë të gjatë, krimet etnike në këtë zonë njiheshin pak dhe në atë kohë mohoheshin rregullisht nga mediat, derisa foto si këto hodhën dritë mbi një fenomen brutal që tashmë njihet dhe pranohet gjerësisht. (Foto nga Carol Guzy)

8 – Bie Muri i Berlinit –  (1989)

Më 9 nëntor 1989, pas 28 vitesh, Partia Komuniste e Berlinit Lindor njoftoi se qytetarët e Gjermanisë Lindore mund të kalonin murin kufitar.

Banorët zbritën atë mbrëmje, duke brohoritur “Hape portën!” Në këtë foto të bërë nga Gerard Malie, berlinezët perëndimor shohin sesi rojet kufitare gjermano-lindore rrëzojnë një pjesë të murit më 11 nëntor.

9 – Arkan me bandën dhe një tigër – nga Ron Haviv

Željko Ražnatović i njohur si Arkan ishte një mafioz serb, politikan, komandant paraushtarak dhe kreu i forcës paraushtarake serbe të quajtur Garda Vullnetare Serbe gjatë Luftërave Jugosllave.

Ai ishte në listën e më të kërkuarve të Interpolit në vitet 1970 dhe 1980 për grabitje dhe vrasje të kryera në një numër vendesh anembanë Evropës, dhe më vonë u padit nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, për krime kundër njerëzimit.

Deri në vrasjen e tij në janar 2000, Ražnatović ishte figura më e fuqishme e krimit të organizuar në Ballkan.

19 – Delja Dolly (1996)

Më 5 korrik 1996, një dele finlandeze Dorset e koduar 6LL3 lindi në Skoci.

E porsalindura – “Dolly the Sheep” – ishte gjitari i parë që u klonua me sukses nëpërmjet transferimit bërthamor të qelizave somatike. Laboratori e mbajti sekret delen për shtatë muaj derisa ajo u publikua në gazeta më 22 shkurt 1997. Foto nga Jeff J. Mitchell.

20 – Kundërshtim në G7 (2018)

Samiti vjetor i G7, në të cilin liderët e vendeve më të pasura bashkohen për të diskutuar jo-formalisht politikat ekonomike dhe globale, u mblodh në mes të një lufte tregtare të udhëhequr nga Presidenti amerikan Donald Trump në atë kohë. Kjo foto, e realizuar në ditën e dytë të samitit, kap në mënyrë të përkryer tonin e takimit. Foto: Jesco Denzel

21 – Presidenti Bush merr lajmin për sulmet e 11 shtatorit teksa vizitonte një shkollë në Florida.

22 – Qeveria boliviane pozon me kufomën e revolucionarit Che Guevara, (1967)

23 – Të krishterët dhe myslimanët lidhin duart në solidaritet gjatë kryengritjeve në Kajro, Janar 2011.

24 – Astronauti William Anders kap një foto të ‘lindjes’ së tokës apo ‘Earthrise’ gjatë misionit Apollo 8, (1968).

25 – 8-vjeçari Christian Golczynski qan në funeralin e babait të tij, i cili vdiq gjatë Luftës në Irak, (mars 2007).

26 – Akan Ito qan mes rrënojave në Natori, Japoni. Cunami i vitit 2011 e rrënoi qytetin.

27 – John F. Kennedy Jr. përshëndet babanë e tij në funeralin shtetëror të JFK, (1963)

28 – ‘Si fillon jeta’ është një nga fotot e para të realizuara me endoskop, (1965). Foto nga Lennart Nilsson

29 – Një veteran rus qan para një tanku sovjetik të përdorur gjatë Luftës së Dytë Botërore.

30 – Obama, Clinton dhe Biden shikojnë pamjet e drejtpërdrejta të Navy Seals duke sulmuar kompleksin e Osama Bin Laden, (Maj 2011).

31 – Një burrë afgan i ofron çaj një ushtari amerikan pranë Kabulit, Afganistan, (2009)

32 – Një ushtar rus duke luajtur një piano të braktisur në Çeçeni, (1994).

33 – Fuqia e luleve (1967)

Bërë më 21 tetor 1967, gjatë marshimit në Pentagon nga Komiteti Kombëtar i Mobilizimit për t’i dhënë fund Luftës në Vietnam. Foto: Bernie Boston

34 – Dikush i jep ujë një ariu Koala gjatë zjarreve masive që përfshinë Australinë –  nga Mark Pardew (2009)

35 – Distancimi social ‘mbërthen’ botën (2020)

Distancimi social u bë diçka normale në vitin 2020, pasi qytetarët në mbarë globin iu përshtatën jetës në pandeminë e COVID-19, e cila infektoi miliona dhe vrau qindra mijëra. Foto: Johannes Eisele

(Euronews.al)