Franca dhe Gjermania kërkojnë të mbahen zgjedhje të reja në veri

Kishinjev (Moldavi), 1 ershor 2023 – Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se Gjermania dhe Franca u kanë kërkuar presidentëve të Kosovës dhe të Serbisë të mbajnë zgjedhje të reja në komunat në veri të Kosovës.

“Franca dhe Gjermania u kërkuan udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të organizojnë zgjedhje të reja në rajonet e prekura nga trazirat sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Macron.

Ai tha se u kërkua që të qartësohen edhe rregullat për zgedhje.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, konfirmoi se presidenti Macron dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, ia bënë këtë kërkesë gjatë takimit të tyre, në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi. Ajo trreegoi se Kosova është e gatshme ta shqyrtojë këtë kërkesë.

“Ne jemi të gatshëm ta shqyrtojmë këtë, në bazë të ligjit të Kosovës për zgjedhjet lokale”, ka shkruar ajo.

“Rreth 20 për qind në listat e votuesve mund të nënshkruajnë një peticion dhe përmes tij mund të iniciojnë procesin e zgjedhjeve të reja. Ne jemi të gatshëm ta ndjekim ligjin”, është shprehur Osmani.

Ajo tha se Vuçiqit iu kërkua të mos u bëjë presion qytetarëve lokalë në veri të Kosovës që të mos marrin pjesë në zgjedhje, por ai nuk është përgjigjur.

“Ai nuk u përgjigj, por unë shpresoj që qytetarët do të lejohen që përdorin të drejtat e tyre”, shtoi Osmani.

Ndërkohë, Presdenti franceez ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës dhe se për këtë gjë janë pajtuar në takimet që ai e kancelari Scholz kanë pasur me presidenten Osmani dhe presidentin Vuçiq.

Ndërsa kancelari Scholz i ka cilësuar “serioze dhe intensive” bisedimet me liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Osmani dhe Vuçiqi kanë zhvilluar takime të ndara edhe me udhëheqësit evropianë, në margjina të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Kishinjev.

Osmani shkroi në Twitter se me liderët e Gjermanisë dhe Francës diskutoi zhvillimet e fundit në Kosovë dhe “përpjekjet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet”.

Duke iu drejtuar gazetarëve në Kishinau në margjinat e samitit të Komitetit Politik Evropian, Vuçiq tha se ulja e tensioneve në veri të Kosovës dhe vendosja e garancive për shmangien e veprimeve të njëanshme ishin temat kryesore gjatë takimeve të tij me Macronin dhe Scholzin.

Vuçiqi e theksoi edhe rëndësinë që ka themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë për të.

Ndësa, Osmani tha se “duhet të sigurohemi që fokusi është në implementimin e plotë të marrëveshjes dhe jo vetëm të disa pjesë të saj”.

Takimet u zhvilluan në margjinat e samitit të Komunitetit Politik Evropian në kryeqytetin moldav, Kishinau, ku po merr pjesë edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Theksova se është me rëndësi prioritare që institucionet në Prishtinë ta ndalojnë dhunën dhe t’i kthehen dialogut”, tha Vuçiqi, pas takimit me Borrellin.

Lideri serb tha se delegacioni i Kosovës nuk ka dashur të takohet me delegacionin e Serbisë në Moldavi.

“Nuk u miratua nga liderët e tjerë. Serbia gjithmonë dëshiron bisedime dhe mua më duket se tani është më e qartë se kush është përgjegjës për dhunën në Kosovë”, u tha Vuçiq gazetarëve.

Pala kosovare nuk e ka konfirmuar nëse ka pasur kërkesë për takim me palën serbe.

I pyetur se kur e pret një takim dypalësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Vuçiq tha se nuk e di.

Më 29 maj, nga përleshjet midis protestuesve serbë që kundërshtojnë kryetarët dhe ushtarëve të KFOR-it në Zveçan – 30 ushtarë mbetën të plagosur, ashtu si edhe dhjetëra protestues.

NATO-ja ka thënë se është e gatshme të dërgojë edhe më shumë trupa në Kosovë, për të qetësuar dhunën në veriun e vendit, të banuar me shumicë serbe, tha të enjten shefi i aleancës, Jens Stoltenberg.

Ai shtoi se 700 trupat e para përforcuese janë tashmë në rrugë për në Kosovë.

(REL)