Francesco Becchetti dënohet me 17 vjet burg nga Gjykata e Tiranës

Tiranë, 23 shkurt 2022 – Gjykata e Tiranës dënoi me 17 vjet burg biznesmenin italian Francesco Becchetti.

Prokuroria e Tiranës kishte kërkuar 20 vjet burg për biznesmenin.

Becchetti akuzohet për vjedhje me shpërdorim detyre, për pastrim parash, për falsifikim dokumentash dhe për skema mashtruese me TVSH-në.

Gjykata e dënoi edhe Mauro De Renzis, si bashkëpunetor të Becchettit, me 15 vjet burg.

Me 8 vjet burg u dënua edhe e ëma e Becchetit, Liliana Condomitti, për pastrim parash.

Të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë vendimin në Gjykatën e Apelit.

Becchetti aktualisht ndodhet në arrati dhe për të është lëshuar edhe një urdhër ndalimi ndërkombëtar.

Disa muaj më pare, Shqipëria e humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian, Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015. Në vitin 2019, Gjykata e Arbitrazhit e dënoi Shqipërinë me 110 milionë euro, me gjykimin se mbyllja e televizionit “Agon” ishte motivuar politikisht.

(Euronews.al)