Athinë, 19 qershor 2024 – Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, i cili është zgjedhur deputet i Parlamentit Evropian në Greqi, mori pjesë nëpërmjet video-lidhjes në takimin e parë të eurodeputetëve të partisë Nea Demokratia (Demokracia e Re) të Kryeministrit grek Kiriakos Mitsotakis.
Mediat greke raportuan se Beleri, i cili prej 13 muajsh mnahet në burg në Shqipëri, ka marrë leje nga autoritetet shqiptare që të vendosë vodeo-lidhje me grupin e eurodeputetëve të parties në pushtet në Greqi. Sipas ëtyre medieve, Beleri i ka njoftuar eurodeputetët e Nea Demokratia se është në pritje të vendimit të gjykatës për ankesën e tij.
“Beleri njoftoi kolegët e tij për seancën e afërt të ankesës së tij, gjatë së cilës do të vendoset, siç tha ai, nëse ai do të lirohet menjëherë ose nëse do të jetë e nevojshme të presim edhe disa muaj”, shkuan Protothema.
Gazeta raporton se Beleri ka thënë se mezi pret t’i takojë kolegët e tij dhe për të punuar bashkë me ta “për të mirën e vendit.
Në takim kanë marrë pjesë edhe Sekretari i Përgjithshëm i PPE, Thanasis Bakolas, dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas.
Më herët, në takimin e grupit të PPE në Parlamentin Evropian, kryetarja e grupit Eliza Vozeberg, e kishte lexuar deklaratën e Belerit, përmes së cilës ai e kishte mbështetur zgjedhjen e eurodeputetit gjerman Manfred Weber për President të grupit të PPE, dhe të eurodeputetit grek Vangelis Meimarakis për zëvendëspresident të grupit të PPE.
(r.m.)