Në vitet 1980, një bletërritës krijoi një lloj paraje lokale, për të ndihmuar fshatin e tij gjatë një periudhe të vështirë.
E quajti “monedhën” e tij, Klöver.
Një Klover ka vlerën apo është i shkëmbyeshëm me një kavanoz me 0.7 kg mjaltë.
Duke qenë se mjalti mund të ruhet i paprishur për një kohë të gjatë dhe vlera e tij rrallë ndryshon, “monedha” Klover kishte një mbrojtje të natyrshme nga rreziku i inflacionit.
Në pamje dhe prekje Klöver ngjan si bankëknotë e vërtetë. E krijuar mbase nga një material i ngjashëm letre me Kronerin që është monedha zyrtare suedeze.
Sot, ka në qarkullim rreth 2,500 Klöverë, që mjaftojnë për një ekonomi të vogël fshati, pa pasur nevojë për ndërhyrjen e qeverisë, marrje hua nga bankat etj. (r.a.)