Prishtinë, 26 prill 2024 – Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin virtual të Grupit të kontaktit për mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin III.
Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës.
Gjeneral Jashari edhe një herë shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetjen e Ukrainës në përballjen me agresionin e Rusisë, njoftoi FSK-ja.
Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, në mesin e të cilave është edhe Kosova, e rikonfirmuan mbështetjen pa kushte për Ukrainën që po vazhdon të përballet me agresionin rus, thuhet në njoftim.
(r.m.)