Fundjava e parë e dhjetorit ishte në përgjithësi pozitive për disa nga lojtarët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet europiane.
Duket sikur është momenti i Armando Brojës, sulmuesit kuqezi që luan në Premier League-n angleze, i cili ka shënuar golin e radhës për Southampton. Ky ishte goli i tretë për djaloshin kuqezi që e nisi lojën si titullar në ndeshjen ndaj Brighton, teksa luajti për 81 minuta. Sofascore, uebsajti i specializuar për statistika e vlerësoi Brojën me notën 7.1, një vlerësim i mirë ky për talentin 20-vjeçar.
Jo vetëm gola, por edhe asiste nga kuqezinjtë në Europë dhe paraqitje të mira.
Enis Çokaj, mesfushori kuqezi që luan në Kroaci me Lokomotivën e Zagrebit ishte gjithashtu protagonist me skuadrën e tij. Çokaj ndihmoi Gorican në realizimin e golit, pas dha në mënyrë të saktë topin që përfundoi në rrjetën kundërshtare. Sipas Sofascore, djaloshi kuqezi u vlerësua me notën më të lartë, 8.3, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë në radhët e skuadrës së tij.
Nga ana tjetër, Armando Dobra, futbollisti i Kombëtares U-21 po kalon një formë mjaft të mirë me Colchester në Angli, teksa në ndeshjen ndaj Wigan Athletic kontribuoi duke dhënë asistin që ndihmoi shokun e tij të skuadrës, Sears të shënonte golin e barazimit.
fshf