Fitorja e boksierit Florian Marku mbrëmjen e sotme në Londër përballë rivalit ukrainas ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Të shumtë janë ata që e kanë uruar, ndërsa nuk ka munguar as postimi i kreut të PD Basha.
Në reagimin e tij. Basha e cilëson triumfin e Markut, të jashtëzakonshëm.
Ky koment i Bashës, nuk i ka shpëtuar as syrit të gazetarëve, i cili si për analogji nuk shkon aspak me situatën në të cilën kreu i PD e ka katandisur partinë e tij.
Duke hequr një paralelizëm, gazetari Elvi Fundo, i bën thirrje kreut të PD të mos ngatërrohet me rigjet e të tjerëve, ndërkohë që largohet nga ringu vet me bisht ndër shalë.
Boksi do burrëri, e ti s’je as i tillë, vijon Fundo me reagimin e tij.
“Boksi quhet ndryshe nobel sport. Ti nuk di as të boksosh as të jesh nobel (në shqip fisnik).
Në box shtirja, hilja dhe shitja e ndeshjes, si ka treguar historia, shkakton drama njerëzore.
Pse ngatërrohesh kot në ringjet e të tjerëve ndërkohe që me bisht ndër shalë, i largohesh ringut ku, litaret e të cilit i ke lidhur vete dhe, bën komente për ndeshjet e një kategorie që as nuk e shikon dot as nga larg.
Ik Lulëzim shiko sportin tend burbon, kategori qe ti vete e ke ngritur dhe lëri peshat e rënda të merren me box.
TI NUK HYN AS TEK PESHA PUPËL. BOKSI DO BURRERI TI SJE I TILLË.”/CNA.al