Gabimi njerëzor dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentit në Bullgari

Sofje, 25 nëntor 2021 – Zëvendëskryeprokurori dhe drejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar në Bullgari, Borislav Sarafov, ka deklaruar se gabimi njerëzor dyshohet të ketë qenë shkaktar i aksidentint të Maqedonisë së Veriut në autostradë 45 kilometra nëperëndim të Sofjes.

“Për momentin, faktori njeri është pista më e besueshme e shkakut të aksidentit, për të cilin po shqyrtohen kushtet e segmentit rrugor ku ka ndodhur aksidenti, si sinjalistika dhe ndriçimi”, ka thënë ai të premten, në konferencë për media, në Sofje.

Sarafov ka thënë se në autobus nuk ka ndodhur ndonjë shpërthim, por zjarri është shkaktuar nga përplasja.

“Në vendngjarje nuk pati asnjë shpërthim, ndërsa zhurma e fortë që është dëgjuat kaqenë ajo e përplasjes së autobusit në trotuar. Ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse autobusi mori flakë”, ka deklaruar Sarafov.

“Vlerësimi përfundimtar i shkaqeve të aksidentit do të duhet të jepet nga analiza përfundimtare, por versioni kryesor për momentin është gabim njerëzor – si shkak i aksidentit”, ka theksuar ai.

Sipas tij, viktimat e aksidentit kanë vdekur nga ngulfatja,

“Nga autopsitë rezulton se të gjithë pasagjerët kanë vdekur nga ngufatja prej tymit, jo nga goditja. Kjo do të thotë se ata ishin gjallë në momentin e zjarrit”, është shprehur ai.

Prokurorja Sijka Mileva ka thënë se në vendin e aksidentit janë gjetur trupat e 44 personave, ndërsa kanë shpëtuar 7 persona. Ajo ka thënë se njëri nga të mbijetuarit ka deklaruar se 8 persona kanë shpëtuar. Sipas kësaj deklarate, rezulton se një person është larguar nga vendi i ngjarjes, prandaj hetuesit po merret mekëtë çështje.

“Gjatë marrjes në pyetje, njëri prej të mbijetuarve ka thënë se kanë shpëtuar tetë persona, jo shtatë. Njëkohësisht në vendin e tragjedisë janë gjetur 44 trupa. Hetuesit po kontrollojnë versionin për të parë nëse ka një tjetër të mbijetuar dhe ku ndodhet ai. Mund të ketë dalë nga kufiri me një mjet tjetër, me një autobus tjetër.Duhet kontrolluar”, ka thënë prokurorja Mileva.

Prokurorët bullgarë i kanë hedhur poshtë kategorikisht spekulimet se në autobus ka pasur karburante që mund të jenë bartur për kontrabandë,

“Ka pasur informacione se në autobus po transportoheshin karburante, benzinë dhe dizel, dhe se ato mund të kenë qenë shkaktare të shpërthimit të zjarrit. Kjo pistë është hetuar, por kategorikisht e hedhim poshtë si të pabazuar. Në vendin e ngjarjes janë  gjetur tre bidonë që përmbanin vetëm mbetje vaji, pra nuk ishin të mbushur dhe as të djegur. Kjo nënkupton se zjarri nuk është shkaktuar nga karburanti”, ka sqaruar Sarafov.

Ai e përjashtuar edhe mundësinë e ndonjë akti terrorist.

“Versioni për ndonjë akt terrorist është hulumtuar siç duhet nga ne. Ne e refuzojmë kategorikisht atë”, ka deklaruar Sarafov.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është aksidentuar në autostradën “Struma”, të martën rreth orës 3 të mëngjesit. Shumica e udhëtarëve ishin turistë që po ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

(r.m.)