Gabriel Escobar fillon vizitën në Shkup dhe të enjten vjen në Tiranë

Presidenti Stevo Pendarovski sot ka takuar zëvendësndihmës sekretarin amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Gabriel Escobar, ku kanë shkëmbyer mendime për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, si dhe për gjendjen në rajon.

Në takim, Pendarovski, siç njoftojnë nga zyra e tij, tha se të dyja vendet në vazhdimësi e nxisin dialog produktiv politik dhe shprehu besimin se marrëdhëniet bilaterale do të vazhdojnë të zhvillohen me ritëm edhe më të fortë.

Pendarovski gjithashtu theksoi rëndësinë e mbështetjes së fuqishme dhe të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara në arritjen e qëllimeve strategjike të vendit tonë, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot.

https://www.koha.mk/wp-content/uploads/2021/12/eskobar-pendarovski-780x470-1-768x463-1.jpg

Lidhur me aspiratat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, presidenti Pendarovski rikonfirmoi pritjet për fillimin e shpejtë të negociatave për anëtarësim, duke theksuar se zhbllokimi i procesit integrues do të ndikojë pozitivisht në stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të rajonit.

Në këtë kontekst, presidenti Pendarovski falënderoi administratën amerikane dhe personalisht zëvendësndihmës Sekretarin e Shtetit, Escobar, për mbështetjen e tyre në adresimin e nevojës për përparim rajonal drejt BE-së.

Në takim, Pendarovski theksoi përkushtimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si anëtare më e re e NATO-s, për të kontribuar në sigurinë kolektive dhe mbrojtjen e vlerave të bashkësisë euroatlantike.

Pendarovski falënderoi edhe për ftesën për të marrë pjesë në Samitin virtual për Demokraci, organizuar nga presidenti amerikan Joe Biden, i cili do të mbahet më 9 dhe 10 dhjetor 2021.

koha.mk

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vihen në lëvizje pak orë përpara mbledhjes së kuvendit të thirrur nga i shpalluri ‘non grada’ i SHBA-ve, Sali Berisha.

Të enjten 9 dhjetor i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor,

Gabriel Escobar do të vizitojë Tiranën. Në agjendën e zyrtarit të lartë amerikan është parashikuar takim me kreun e qeverisë Rama por edhe me kryedemokratin Lulzim Basha, i cili gjithashtu ka thirrur kuvendin e tij me 18 Dhjetor.

Escobar në një reagim pak javë më parë i mëshoi faktit se korrupsioni në vendet e Ballkanit Perëndimor do të vijojë të ketë sanksione nga SHBA.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë Hercegovinë dhe në Mal të Zi.

balkanweb