Gabriel Escobar vizitoi Manastirin e Deçanit

Prishtinë, 11 dhjetor 2022 – Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, njëherit i dërguar i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, e ka vizituar të dielën Manastirin e Deçanit, së bashku me zëvendësambasadoren e SHBA-së në Prishtinë, Alison Grunder.

Lajmin e ka publikuar igumeni i manastirit, peshkopi Sava.

“Ne jemi mirënjohës për angazhimin e vendosur të Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur të gjitha komunitetet dhe trashëgiminë fetare në Kosovë”, ka shkruar ai, në një mesazh të shkurtër në Twitter.

Gabriel Escobar është pjesë e delegacionit të SHBA-së që do të bisedojë të hënën me autoritetet më të larta shtetërore të Kosovës në Prishtinë.

Delegacioni amerikan që udhëhiet nga Derek Chollet, këshilltar në Departamentin e Shtetit, të martën do të qëndrojë në Beograd.

(r.m.)