I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Eskobar theksoi në Tiranë vendosmërinë e Uashingtonit kundër korrupsionit
Knid Ndrenika
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Eskobar (Escobar) në orën 15:00 Gabriel Escobar mbërriti në Ministrinë e Jashtme.
“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët 🇺🇸 për agjendën e rajonit”-tha ministrja.
Gjithashtu i dërguari i Uashingtonit, Eskobar vazhdon takimet pas ministres Xhaçka dhe me kryeministrin Edi Rama dhe më parë bisedoi me kryetarin opozitar demokrat Lulzim Basha.
Zoti Eskobar takimin e parë e zhvilloi me kryetarin opozitar demokrat Lulzim Basha. Zoti Basha tha se Partia Demokratike është e vendosur edhe kundër kompanive dhe individëve që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë.
I Dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin, Eskobar pas takimit me zotin Basha theksoi vendosmërinë e Uashingtonit kundër korrupsionit.
Zoti Eskobar theksoi gjithashtu përpjekjet kundër korrupsionit dhe ftoi kryeopozitarin Basha për vizitë në Uashington:
“I lumtur që pata mundësinë të takohesha me opozitën dhe ata kanë shprehur angazhimin e tyre ndaj NATO-s, integrimit europian si dhe luftën kundër korrupsionit. Jemi të kënaqur që jemi pjesë e kësaj, përfshirë përpjekjet tona kundër korrupsionit, përfshirë sanksionet. Por, për ta kthyer këtë në realitet do të kërkojë një përkushtim të fortë nga institucionet shqiptare”.
Zoti Basha theksoi ndërkaq se lufta kundër korrupsionit është kyçi për zgjidhjen e problemeve që ka Shqipëria:
“Nga demokracia e plagosur rëndë në masakrën zgjedhore të 25 prillit, sundimi i ligjit dhe dhënia fund e pandëshkueshmërisë si edhe ndaj individëve dhe kompanive që mbështesin politikanët e korruptuar në Kosovë”.