Ditën e djeshme, 6 janar dolën foto nga brenda selisë së PD ku duken duket se dyert e katit të parë të ndërtesës po blindohen.
Lulzim Basha e mohoi një fakt të tillë. Edhe Gazment Bardhi në një deklaratë për medien tha se brenda selisë janë duke u bërë punime, por nuk është e vërtetë që ka dyer hekuri.
Bardhi u pyet nëse do t’i lejojë gazetarët të hyjnë brenda selisë së PD për të provuar që pamjet e dyerve të blinduara nuk janë të vërteta.
Bardhi: Këtë nuk e ka mohuar askush. Janë duke u bërë punime nga më të ndryshmet. Është detyra jonë të marrim çdo masë që të shmangim përplasjet mes demokratëve. Meqë Sali Berisha ka humbur arsyen dhe me njerëzit e tij bën thirrje për gjakderdhje, ne të dhurojmë këtë show dhe t’i bëjmë këtë dhuratë të çmuar Edi Ramës dhe regjimit të tij. Sali Berisha ka vendosur t’i bëjë dhuratë Ramës, duke përplasur demokratët me demokratët. Qëllimi ynë është t’i mbrojmë interesat e tyre. Nuk ka asnjë derë të blinduar në asnjë zyrë në selinë qendrore. Çdo zyrë ka të njëjta dyert dhe dritare që ka pasur gjithmonë.
Bardhi u vu në siklet kur gazetarët i kërkuan transparencë, pasi është vetë sekretari i përgjithshëm që flet për transparencën në PD. Një nga gazetarët tha se nuk do pengojnë punimet nëse i lejon të hyjnë brenda selisë dhe të shohin a janë vërtet dyert e hekurit apo jo.
Bardhi: Transparenca nuk janë as muret e selisë, as ngjyra e dyerve.
Ndërkohë Basha ditën e djeshme tha se janë marrëzira të gjitha pretendimet se po fortifikon selinë blu.oranews