Gazetarja ruse që protestoi në emisionin e lajmeve: “Nuk jam ‘ruse e mirë’, jam ukrainase”

Berlin, 7 qershor 2022 – Gazetarja ruse, Marina Ovsyanikova, e cila u largua nga puna në televizionin “Kanalit të Parë”, për shkak se protestoi kundër agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës gjatë transmetimit të emisionit të lajmeve në televizionin ku punonte, e ka bërë një akt tjetër proteste kundër Moskës zyrtare dhe në solidaritet me ukrainasit.

Në një postim në Facebook, Marina ka shkruar se ajo nuk është “ruse e mirë”, por është ukrainase.  Madje, ka paralajmëruar se ajo do ta ndryshojë edhe mbiemrin.

“Unë nuk jam një ‘ruse e mirë’, jam ukrainase. Në shenjë mbështetjeje për Ukrainën, kam ndërmend ta ndryshoj mbiemrin Ovsjanikov në Tkachuk”, ka shkruar ajo.

Marina Ovsyanikova, ish-redaktore e televizionit shtetëror rus “Kanali ië Parë”, ka treguar se babai isaj është ukrainas, kurse e ëma ruse.

Pas protestës së saj në emisionin e lajmeve të televizionit ku punonte, ajo ishte arrestuar, ishte gjobitur nga gjykata dhe ishte larguar nga puna.

Pas dënimit dhe largimit nga puna, ajo ka migruar në Gjermani.

(r.m.)